Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Monitor: Imazhi, që nuk e fsheh dot realitetin!

10:22 17/12/2022
Reading Time: 4 min lexim

Buzëqeshja e liderëve pjesëmarrës në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor, i mbajtur më datë 6 dhjetor 2022 në Tiranë, ishte në kontrast të plotë me zymtësinë e tyre në mbledhjet e “mërzitshme” të Brukselit, apo vendeve të tjera të BE-së.

Mikpritja shqiptare dhe organizimi ishte një surprizë e bukur dhe nxiti një valë shkrimesh në mediat e huaja, që ndikuan pozitivisht në përmirësimin e imazhit të vendit, për të cilin kemi aq shumë nevojë. Kësaj i shtohet dhe angazhimi i qartë i Bashkimit Europian për integrimin e rajonit, veçanërisht në situatën aktuale të përplasjes me interesat ruse.

Por, përtej këtij imazhi, që padyshim është pozitiv dhe për t’u vlerësuar, ka edhe një realitet tjetër, madje më të rëndësishëm për interesat afatgjata të vendit, për të cilin pak flitet: paaftësia, pamundësia (për të mos thënë mosdashje) për të tërhequr projekte të rëndësishme.

Vetëm për këtë vit, Bashkimi Europian kishte planifikuar si mbështetje 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor, të cilat do të tërhiqnin gjithsej 2.6 miliardë euro investime (angazhimi i BE-së me grante nxit tërheqjen e financimeve dhe huave të tjera të buta nga bankat e zhvillimit).

Nga gjysma e parë prej 500 milionë eurosh, e paketës mbështetëse për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë, Shqipëria mori vetëm 80 milionë euro grant mbështetje buxhetore.

Në gjysmën e dytë të paketës, po prej 500 milionë eurosh, rreth 170 milionë euro do të alokohen për investime në sektorin rajonal të energjisë, ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia do të gjenerojnë investime që shkojnë gjithsej në 1.4 miliardë euro. Në këtë paketë, Shqipëria nuk ka asnjë projekt. Pra, në total, Shqipëria është përfituesja më e vogël e këtij viti, me vetëm 8% të paketës.

Historia përsëritet prej vitesh, teksa në të gjitha samitet e viteve të fundit, Shqipëria ka pasur numrin më të ulët të projekteve të paraqitura dhe ka marrë pjesën më të vogël të tortës së financimeve. Deri në fund të vitit 2020 (kur janë të përditësuara të dhënat e fundit), Shqipëria ka përfituar nga Axhenda e Konektivitetit 2015-2020, 119.4 milionë euro grante.

Nga këto, 96.6 milionë euro kanë shkuar për projekte të lidhura me transportin dhe 22.8 milionë euro për energjetikën. Dy vendet e rajonit, të cilat kanë përfituar më shumë nga grantet e Bashkimit Europian, janë Bosnjë-Hercegovina, me 246.3 milionë euro dhe Serbia, me 244.8 milionë euro. Kosova ka arritur të përfitojë 127.4 milionë euro, të gjitha për zhvillimin e infrastrukturës së transportit.

Në total, bashkë me grantet, Shqipëria ka tërhequr fonde për projekte totale prej 407 milionë eurosh, më e ulëta së bashku me Kosovën, prej 397 milionë eurosh. Rekordin e mban Bosnja, me 1.26 miliardë euro, e ndjekur nga Serbia, me 647 milionë euro, Maqedonia e Veriut, me 502 milionë euro, Mali i Zi, me 437 milionë euro.

Madje, një nga këto projekte, Rehabilitimi i Portit të Durrësit, kalatat 1 dhe 2 (62.4 mln euro) tashmë është anuluar, pas vendimit të qeverisë për zhvendosjen e Portit të Durrësit dhe dhënien si investim strategjik të një projekti, që realisht po rezulton thjesht ndërtime pallatesh.

Paaftësia për të tërhequr projekte është e dukshme.

P.sh., ndonëse korridori Adriatiko-Jonian, rreth 300 km i gjatë, është pjesë e korridorit paneuropian TEN-T dhe ka vlerë investimi, sipas vlerësimeve paraprake, prej rreth 3 miliardë eurosh, një pjesë e madhe e së cilës mund të jenë grant, apo kredi nga banka zhvillimi, qeveria ka zgjedhur që pjesët kryesore të tij t’i japë me koncesion, me kosto totale disa herë më të larta (p.sh., vetëm Koncesioni i fundit i rrugës Lekaj-Konjat-Fier parashikohet të gjenerojë rreth 1.3 miliardë euro të ardhura nga tarifat në skenarin bazë, për 46 km!).

Vendi, jo vetëm që nuk ka marrë deri tani asnjë fond për këtë projekt, por Bashkimi Europian, në fund të 2018-s, tërhoqi fondet që kishte dhënë për studimin e fizibilitetit për Bypass-in e Lezhës (Milot-Balldren) për shkak se qeveria shqiptare kishte vendosur dhënien e tij me koncesion të tipit PPP.

Kujtojmë që, edhe sot, koncesioni i shumëdebatuar, me kosto 17 milionë euro/km në rrugë fushore (kur mesatarja e BE luhatet në 9-10 milionë euro) nuk ka filluar ende ndërtimin dhe nuk dihet nëse do të realizohet ndonjëherë, për shkak të pamundësisë financiare të firmës që fitoi koncesionin.

Në përfundim, i gjithë historiku i marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, në kuadër të projekteve që ky i fundit ka vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor, është dëshmi e paaftësisë së qeverisë shqiptare për të hartuar strategji e projekte zhvillimi, sepse në vëmendje nuk ka qenë asnjëherë progresi i vendit.

Në mungesë të paraqitjes së projekteve serioze dhe aftësisë për të thithur fonde, qeveria shqiptare përdor programin me këngë e valle folklorike. Por asnjë imazh folklorik, apo “diell” që shkëlqen, nuk arrin që ta fshehë realitetin e hidhur të keqqeverisjes, në kurriz të interesave të sotme dhe të ardhme të vendit dhe popullatës!/ Revista Monitor

Të lidhura

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës, i cili ishte aktivizuar mbrëmjen e së dielës, është riaktivizuar sërish këtë të hënë....

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”
Aktualitet

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Një prej monumenteve më të rralla dhe më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Tuma e Kamenicës, që daton nga shekulli...

18:26 14/07/2025
Para
Dënimi i ish-komandantit të UÇK me 26 vite burg, reagime të ashpra

Dënimi i ish-komandantit të UÇK me 26 vite burg, reagime të ashpra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

18:44 14/07/2025
Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

Tuma e Kamenicës, atraksion i rrallë për arkeologët austriakë: “Destinacion i domosdoshëm për historinë e rajonit”

18:26 14/07/2025
Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

17:53 14/07/2025
Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

Qiratë e apartamenteve, ekspertët zbulojnë faktorët kryesorë të çmimit

17:33 14/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.