Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjeku shqiptar në Spanjë tregon: Ky grup gjaku ka më pak mundësi të infektohet me Covid

23:48 24/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, thotë se qeveritë dështuan për të marrë masa për përballimin e pandemisë së koronavirusit për sezonin vjeshtë-dimër. Në një intervistë me skype për Ora News, mjeku thotë se këtë dështim ata po e mbulojnë me kthimin e karantinës.

Sallabanda: Izolimi i njerëzve, karantina, është heqja e të drejtës kushtetuese të një qytetari. Për mua si mjek, karantina është dështim i politikave qeveritare. Kishin katër muaj kohë që qeveritë të merrnin masa për të bërë testime masive, kontrolle masive, për të bërë gjurmimin e sëmundjes dhe nuk e bënë. Njerëzit kanë filluar të protestojnë sepse janë të lodhur me këtë situatë.

Edhe pse kanë kaluar muaj, mjeku thotë se të dhënat shkencore janë ende të paqarta.

Sallabanda: Nuk i kemi të gjitha gjërat e qarta. Një studim i OBSH me 400 spitale në Europë nxori se katër mjekimet bazë që përdorim për Covid nuk kishin asnjë efekt në ruajtjen e jetës së të sëmurëve. Nga pikëpmja shkencore nuk i kemi gjërat e qarta, as OBSH vetë që jep udhëzime të ndryshme. Qeveritë duke mos investuar në gjurmimin dhe bërjen e testeve detyrohen të mbyllin popullatën. Duke mos dëshiruar të kenë humbje në jetë njerëzish se është një çmim i madh për qeveritë merren këto masa drastike si kufizimi i lëvizjes.

Sallabanda tha se në Spanjë kanë rekomanduar vaksimin masiv gripit dhe pneumokokut dhe është shpresëplotë se do t’u japë një dorë edhe kundër virusit.

Sallabanda: Kemi rekomanduar vaksimin masiv të gripit dhe pneumokokut. Gripi do të na ndihmojë shumë sepse vaksina ka disa elementë që na ndihmojnë për tu mbrojtur nga Covid 19. Po ashtu edhe pneumokoku që përdoret karshi infeksioneve të mushkërive. Po i përgatisim njerëzit në mënyrë masive që edhe po të kenë Covid 19 të mos shkojnë në mënyrë të rëndë. Mund të kemi shifra të infeksionit si në mars dhe prill por nuk kemi në asnjë mënyrë ato shifra të sëmurëve të rëndë. Edhe pse virusi e ka humbur agresivitetin e tij. Ka një mutacion gjenetik që është vërtetuar që në shtator.

Ndër të tjera mjeku shpjegoi se virusi varet nga karakteristikat gjenetike të çdo personi.

Sallabanda: Në një familje me katër veta një mund të jetë infektuar dhe tre jo.Kjo do të thotë se struktura gjenetike e tre pjesëtarëve të familjes është ndryshe nga ai person që është infektuar. Ka qenë shumë e çuditshme që kemi pasur burrin të infektuar dhe gruan jo dhe anasjelltas.Megjithëse nuk është vërtetuar, grupi i gjakut zero ka më pak mundësi për tu infektuar.

Sa i takon detyrimit për të mbajtur maskën kudo dhe kostos financiare të saj, ai thotë se duhet një politikë proaktive në mbrojtje të qytetarëve.

Sallabanda: Qeveritë dhe shtetet duhet të subvencionojnë blerjen e maskave.

/Burimi: Ora News/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: grup gjakumjekusallabanda

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Horoskopi për ditën e sotme, 25 tetor 2020

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English