Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjekimi i rrezikshëm kundër Covid-it që mund t’ju marrë jetën/ Tregtia e bombolave të oksigjenit po ‘lulëzon’. Por ja sa rrezikohen pacientët…

13:33 18/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Aparatet e oksigjenit që tregtohen në farmacitë e vendit kanë kapur çmime rekord, ndaj për këtë, shumë familjarë të pacientëve me COVID të cilët nuk kanë besim tek spitalet dhe kurohen në shtëpi, po u drejtohen pikave të saldimit.

Aty bombolat me oksigjen mbushen dhe përshtaten në mënyra artizanale për t’ju instaluar edhe një aparaturë e cila u vendoset atyre më pas bashkë me maskën e oksigjenit.

Por këto montime artizanale dhe aspak profesionale, rrisin rrezikun e shpërthimit të bombolave të oksigjenit, duke bërë që pacientët të cilët kurohen nëpër shtëpi dhe familjarët e tyre, të jenë në një rrezik konstant nga këto pajisje.

Autoritetet e Zjarrfikësve, Inspektorati i Metrologjisë dhe Kalibrimit, por po ashtu dhe Autoriteti i Konkurrencës, deri tani as që kanë lëvizur as gishtin e vogël ndaj kësaj tregtie spekulative dhe të rrezikshme, e cila u rrezikon familjeve jetën më shumë se sa COVID-i.

Të parët, Policia e Zjarrfikëses dhe Inspektorati i Metrologjisë, duhet të konstatojnë në terren se sa të sigurta janë pikat e mbushjes së bombolave, vetë bombolat, si dhe cilësia dhe sasia e oksigjenit.

Ndërsa detyrë imediate e Autoritetit të Konkurrencës është kontrolli i tregut farmaceotik, i cili duke përfituar nga amullia e institucioneve shtetërore por dhe nga zakoni i ri i të kuruarit në shtëpi, kanë nisur spekulimet masive me çmimet si të medikamenteve ashtu dhe të aparaturave të oksigjenit dhe të të gjitha pajisjeve që shërbejnë për të kuruar Covidin.

Referuar të dhënave të ditëve të fundit nga mediat, bombolat me oksigjen janë artikulli më i kërkuar dhe më i kushtueshëm aktualisht në “tregun e Covid-it”.

Treg i rrezikshëm dhe kaotik

Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është bërë edhe më kaotike.

Nga një vëzhgim i bërë në Fier, është vërejtur se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë kamerave dhe mikrofonave të mediave, farmacistët kanë pohuar se aparatet e oksigjenit janë shumë të shtrenjta, duke i udhëzuar të sëmurët drejt pikave të saldimit.

Mediat kanë vëzhguar disa pikat e licencuara saldimi në Fier. Në të dyja njësitë furnizohen me oksigjen 80 deri në 100 pacientë në ditë.

Janë bombola të destinuara për të furnizuar me oksigjen pajisjet e saldimit, por tani me pandeminë janë shndërruar në aparate frymëmarrjeje që blihen nga familjarë dhe instalohen në banesa.

Sa kushton oksigjeni

Mbushja e një bombole artizanale me oksigjen në pikat e saldimit ose të mbushjes me oksigjen, kushton 12 mijë lekë (të vjetra) dhe përdorimi i saj nuk zgjat më shumë se 6 orë.

Ato mbushen në Tiranë dhe më pas shiten nëpër rrethe. Janë vetë shitësit që janë bërë “mjeshtra” dhe të tregojnë se si funksion bombola.

Për mbushjen dhe sigurinë e bombolës ata të japin madje edhe “garanci”, ndërsa për nivelin e oksigjenit që duhet të marrë i sëmuri, natyrisht që nuk flasin dot.

“Bombolat janë me kolaudim”,- thonë gjithmonë shitësit kur pyeten., në një kohë që pranojnë se kërkesat janë të shumta.

“Nuk mund t’u përgjigjet dot të gjithë të sëmurëve me Covid. Edhe me kaq nuk ia dalim dot. Kemi shumë kërkesa”,- thonë ata.

Një shitës tjetër në Tiranë flet edhe për incidentin që i ndodhi të moshuarit, i cili rrezikoi jetën për shkak të përdorimit të bombolës së oksigjenit në shtëpi.

“Ajo që ndodhi mbrëmë, do të ketë pasur ndonjë ngrohtësi afër, s’ka mundësi tjetër. Ose ka qenë e pisët bombola. Mund të ketë pasur gaz tjetër brenda, ka mbaruar dhe e kanë mbushur me oksigjen. S’ka lidhje me oksigjenin, oksigjeni nuk jep probleme”,- thotë shitësi tashmë “ekspert”.

Por ata që përdorin bombola me oksigjen duhet të kenë parasysh se ambienti ku mbahet bombola dhe i sëmuri për pasojë, duhet të jetë i mirëajrosur, i ftohtë dhe ajo që është më e rëndësishmja, të mos ketë pranë objekte që lëshojnë nxehtësi, flakë, apo që mund të shkaktojnë shkëndija, pasi në të kundërt fati i tyre do të ishte fatal.

/Video: Abcnews.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: bombolacovidmjekimoksigjen

Të lidhura

E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Para

Seanca e dytë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokatët: Çështja mund të zgjasë 18 muaj deri në dy vite!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.