Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës në Itali, detaje të reja

09:49 03/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Itali. 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e shpallur e humbur që prej 25 marsit, është gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në një zonë pyjore 40 kilometra larg Romës.

Trupi i saj ishte futur në një valixhe dhe më pas ishte hedhur në një luginë.

Hetimet zbuluan se autor i vrasjes është ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase dhe student për arkitekturë. Pas disa orësh marrje në pyetje, ai pranoi krimin dhe u arrestua, duke u akuzuar për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.

Sipas hetimeve, Ilaria dhe Samson ishin takuar në një parking pranë shtëpisë së tij natën kur ajo u zhduk.

Dyshohet se pas një debati të ashpër, i riu e ka goditur me thikë disa herë dhe më pas ka fshehur trupin në një valixhe. Pasi e transportoi me makinë, ai e hodhi trupin e saj në një zonë të pyllëzuar jashtë Romës.

Ngjarja ka marrë një kthesë akoma më të errët kur u zbulua se Samson, pas vrasjes, kishte shkuar te miqtë e Ilarias për të pyetur rreth saj, duke u përpjekur të fshihte çdo dyshim.

Ai madje kishte përdorur telefonin e viktimës për të postuar mesazhe në rrjetet sociale, duke krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë.

Policia italiane ka sekuestruar tabulatet telefonike dhe kamerat e sigurisë për të rindërtuar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Hetuesit po kërkojnë ende armën e krimit një thikë që dyshohet se është hedhur në një kazan plehrash në Romë si dhe celularin e viktimës, që mendohet të jetë hedhur në një pusetë.

Ndërkohë, prindërit e Samson janë vënë gjithashtu nën hetim për të parë nëse kanë qenë në dijeni të krimit ose kanë ndihmuar në fshehjen e tij.

Familja e Ilarias, e cila jeton në Terni, është e shkatërruar nga lajmi tragjik. Babai i saj, Flamur Sula, ka treguar se kishte marrë disa mesazhe nga telefoni i vajzës pas zhdukjes, por kishte dyshuar se diçka nuk shkonte. “Nëse do të ishte vajza ime, do të më kishte telefonuar,” tha ai.

Vëllai i saj, Leon Sula, u shpreh i tronditur: “Nuk e kuptojmë pse e bëri. Ata ishin bashkë për një vit, por ishin ndarë. Nuk na kishte treguar për ndonjë problem.”

Universiteti La Sapienza, ku studionte Ilaria, ka reaguar duke dënuar këtë akt brutal dhe duke e cilësuar atë si një tjetër tragjedi e dhunës ndaj grave.

Studentët e universitetit kanë mbajtur homazhe në nder të saj, duke tundur çelësat në shenjë proteste kundër femicidit.

Hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë krim makabër, ndërsa familja e Ilarias kërkon drejtësi për humbjen e vajzës së tyre.

Etiketa: detajeItalivrasja

Të tjera

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë
Aktualitet

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

Operatori i një guide turistike polake, Radoslaw Holowczyc, ka denoncuar publikisht se është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie...

15:32 09/08/2025
Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje
Aktualitet

Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e dy personave mbrëmjen e djeshme në Fier. Ngjarja ndodhi...

12:39 09/08/2025
Para
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Shfrytëzonin dy vajza të huaja për prostitucion, arrestohen dy shtetas turq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

Përgjaket operatori polak në Përmet, akuzon rivalët: Më goditën, më grabitën dhe desh më vranë

15:32 09/08/2025
Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

Fier: Arrestohet 40-vjeçari që plagosi me thikë një të ri, akuzohet për tentativë vrasjeje

12:39 09/08/2025
Avokatura e Shtetit: Mediat e Irfan Hysenbelliut kanë qëndruar në godina pa titull ligjor prej tre vitesh

Avokatura e Shtetit: Mediat e Irfan Hysenbelliut kanë qëndruar në godina pa titull ligjor prej tre vitesh

10:21 09/08/2025
Horoskopi sot, 2 qershor 2023

Horoskopi: 9 gusht 2025

03:56 09/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.