Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Misteri i Covid-19/ Trondit mejku Edvin Prifti: Projektuesi, djali i një nazisti

12:30 08/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Mjeku Edvin Prifti ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me origjinën e virusit SARS-CoV-2, duke theksuar se e vërteta rreth krijimit të këtij virusi po del në dritë. Në postimin e tij, Prifti akuzon Peter Daszak, president i EchoHealth Alliance, si projektuesin e virusit që shkaktoi pandeminë COVID-19.

“Ka ndodhur shpesh që e vërteta të fshihet, që ata që e mbrojnë të shtypen, por në fund ajo triumfon mbi çdo intrige apo injorancë,” shkruan Prifti. Ai pretendon se Daszak dhe kolegët e tij në New York dhe Wuhan projektuan një virus kimerik në vitin 2018 dhe prezantuan projektin në DARPA në vitin 2017.

Sipas Priftit, Daszak pranoi në një seancë dëgjimore në Senatin Amerikan në maj 2024 se kishte krijuar virusin si pjesë e projektit Deffuse. Megjithatë, ai mohoi çdo përfshirje në ngjarjet pasuese. “Fatmirësisht, administrata Biden ka ndërprerë çdo financim për EchoHealth Alliance me një urdhër ekzekutiv më 22 maj 2024,” thekson Prifti.

Në postimin e tij, Prifti pretendon gjithashtu se pandemia u shkaktua nga modifikimet e Daszak që bënë koronavirusin më të transmetueshëm. Ai përmend se administrata amerikane ka nisur veprime kundër Daszak, të cilin shtypi amerikan e quan “eko-fashisti i shekullit XXI”.

Prifti gjithashtu i referohet një studimi të fundit të publikuar në British Medical Journal në qershor 2024, që analizon rritjen e vdekshmërisë pas fillimit të vaksinimit në prill 2021. “Këto të reja tregojnë se e vërteta po vjen në sipërfaqe dhe se njerëzimi po reagon,” shkruan ai.

Ai përfundon duke shprehur shqetësimin për shkencëtarët që kanë humbur jetën apo janë përndjekur për përpjekjet e tyre për të zbuluar të vërtetën dhe për të gjetur kura efektive për COVID-19. “Historia do të shënojë këtë ngjarje dhe do të evidentojë emrat e atyre që u përpoqën për të zbuluar të vërtetën dhe atyre që e krijuan dhe e ideuan virusin,” përfundon Prifti.

Kjo deklaratë ngre shumë pikëpyetje dhe kërkon verifikime të mëtejshme nga autoritetet për të konfirmuar saktësinë e akuzave të bëra nga mjeku Edvin Prifti.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covid 19edvin prifti

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Prag ‘Euro 2024’, shqetësime te Franca…

Prag 'Euro 2024', shqetësime te Franca...

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English