Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Miratohet vendimi/ Nga 1 janari do rriten pagat për punonjësit e burgjeve, kompensim edhe për transportin!

23:05 25/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve” i cili përcakton trajtimin me pagë shtesë mbi pagë dhe përfitojnë 3559 punonjës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjionaj, e cila dha detaje mbi vendimin.

Vendimi garanton shtesë në pagë për natyrë të veçantë pune, shtesë për gradë, po ashtu edhe shtesa për çdo vit vjetërsi shërbimi, si dhe kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimi për qiranë e banesës ashtu edhe trajtimi me ushqim pa pagesë.

Sipas të dhënave të vendimit kjo rritje page do të eliminojë krejtësisht pabarazitë që qëndronin deri më sot, ndërsa theksohet më tej se edhe këtyre punonjësve do t’u kompensohen shpenzimet e bëra për transportin nga shtëpia në  punë, në dukje 3 mijë deri në 15 mijë lekë, në varësi të distancës që përshkon.

Sipas vendimit, edhe kjo pikë nuk parashikohej deri më sot si benefite për punonjësit e policisë.

“Një nga garancitë kryesore të parashikuara në nismën ligjore të Ministrisë së Drejtësisë të miratuar si ligj nr. 80/2020 nga Kuvendi në qershor të vitit 2020 “Për Policinë e Burgjeve” është edhe krijimi i garancisë për barazimin e punonjësve të Policisë së Burgjeve me pagë dhe përfitime të tjera financiare shtesë me punonjësit e Policisë së Shtetit  për shkak të natyrës së punës që ata kanë.

Në VKM përcaktohet e drejta e përfitimit të kompensimeve të shpenzimeve të udhëtimit  në vlerë lekësh për muaj bazuar nga distanca në kilometra nga vendbanimi i punonjësit.

Ky kompensim fillon nga shuma 3.000 Lekë në muaj për distancën më të shkurtër prej mbi 36 km deri në 15.000 lekë në muaj për distancën më të gjatë 200 km kur punonjësi komandohet larg vendbanimit”, përcakton vendimi.

Kompensim qiraje dhe ushqimi

Gjithashtu çdo punonjësi polici do t’i paguhet qiraja e banesës, në ato raste kur ai transferohet jashtë vendbanimit të tij për arsye pune së bashku me familjen.

Sigurisht këtë kompensim ai përfiton nëse transferohet në një distance më shumë se 36 km. Gjithashtu  në këtë VKM parashikohet edhe e drejta e kompensimit për ushqim  në rastet kur është i pamundur trajtimi me ushqim nga institucioni përkatës, sigurisht në të njëjtat baza si kompensimi për policinë e shtetit.

“Në VKM e miratuar përcaktohet gjithashtu edhe drejta e përfitimit të kompensimit për qiranë e banesës kur punonjësi është transferuar apo komanduar larg vendbanimit.

Ky përfitim shtesë i njëjtë me punonjësit e policisë së shtetit dhe merret nga punonjësi i Policisë së Burgjeve që transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm për shkak të detyrës ose për nevoja pune. Këtë kompensim punonjësi e përfiton nëse transferohet ose komandohet në largësi mbi 36 km”, thuhet në vendim.

Afatet dhe efektet financiare nga përfitimet

1.

Nga zbatimi i pagës bazë për gradë   për periudhën 07.08.2020 deri 30 nëntor 2020  shtesa është 42.3 milion lekë.

2.

Nga shtesa për vjetërsi shërbimi efektet financiare për vitin 2021 për pagën bazë për gradën, si dhe efektet për shtesën për vjetërsi shërbimi që hyn në fuqi me datën 01 janar 2021 llogariten rreth180milion lekë.

3.

Nga shtesa për natyrë të veçantë pune   shtesë që  do të fillojë zbatohet nga data 1 Janar 2022 efektet financiare llogariten rreth120 milion lekë. Ndërsa kostoja totale për pikat e lartpërmendura llogariten rreth 306 milion lekë.

4.

Efektet financiare për kompensim të transporti, për qiranë e banesës si dhe të trajtimit me ushqim llogariten rreth 20.8 milionë lekë në vit./GazetaReforma.com/

Etiketa: MiratimiPunonjesit e burgjevevendimi

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Champions League/ Karton i kuq në ndeshjen Inter-Real Madrid, madrilenët në avantazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.