Kryeministri Rama ‘digjet’ nga favoret që I ka bërë bashkëshortit të ministers Olta Xhaçka. Ndërkohë që ditën e sotme deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim.
Sipas padisë, bashkëshorti i ministres Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.
Theksojmë se kompania AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, të Himarës. Gjithashtu kjo kompani përfiton sipërfaqe bregdetare për shfrytëzim dhe reduktim nga TVSH-ja.
“Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i Ministres Olta Xhaçka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tij”- thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi.