Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria i hoqi licencën, shkolla private sfidon Besa Shahinin: “Nesër rifillojmë mësimin”

21:45 24/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Arsimit i ka hequr licencën shkollës “Udha e Shkronjave” sepse drejtuesit vendosën që të mbyllin shkollën për dy javë nga rreziku i Coronavirusit.

Ministrja Shahini bëri me dije se mbyllja e shkollës jashtë planit bëhet vetëm me urdhër nga ministria, teksa ka kërkuar më tej që drejtuesit e shkollës të ndiqen penalisht, ndërsa nxënësit ndërkohë do të transferohen në një shkollë tjetër.

Mirëpo së fundmi, shkolla “Udha e Shkronjave” ka sfiduar Ministrinë e Arsimit dhe lajmëron të gjithë fëmijët në Facebook se nesër do të rifillojë mësimin, ndërsa sulmon edhe dikasterin e Arsimit.

Kujtojmë se dje në vendin tonë u përfol se Coronavirusi mund të ketë goditur vendin, por diçka e tillë u hodh direkt poshtë nga ISHP.

Ditën e sotme u konfirmuan 8 raste të dyshuara si të prekur nga Coronavirusi, por të gjithë rezultuan negativ.

Njoftimi i shkollës “Udha e Shkronjave”
Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të anulojmë vendimin tonë dhe nesër të fillojmë përsëri mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë ne si komunitet i shkollës “Udha e shkronjave” (nxënës, prindër, mësues, staf ndihmës). Pasojat e veprimeve të Ministrisë së Arsimit me këtë që na bënë ne janë tepër të rënda për sistemin arsimor dhe për sigurinë e shëndetit të nxënësve dhe për transparencën. Ato rëndë do të ndikojnë psikologjinë e çdo drejtuesi dhe mësuesi, dhe jo vetëm në sistemin arsimor, duke ia mpirë atij trurin dhe duke e bërë një robot (vartës automatik) të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë.
Midis shëndetit dhe antipanikut ministria zgjodhi fushatën antipanik, që është një fushatë kaq evazive dhe diabolike. Ne qartësisht zgjodhëm shëndetin. Deviza “siguria e para” nuk ka më kuptim. Tani do të kemi devizën “Ministria e para”, “qeveria e para”. Të kujdesesh për një shoqëri është një detyrë e vështirë dhe ka nevojë që secili të bëjë mirë punën e vet. Ne këtë ishim duke bërë. Asnjë ligj nuk shkelëm dhe Ministria rëndë abuzon me termin “mbyllje” se ne nuk e kemi mbyllur shkollën si institucion. Ne jemi të hapur dhe në aksion për ruajtjen e shëndetit dhe mësimit etj. Të kujdesesh për shëndetin do të thotë se je më shumë se hapur, se ke hapur sytë, veshët, zemrën, mendjen dhe i hapëm më shumë se të tjerët. Ata duan t’i kesh të mbyllur këto e të hapësh shkollën. Falenderojmë të gjithë që me komentet e tyre treguan një ndjeshmëri të madhe.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Presidenti Meta nuk ndalet: "Një organizatë ndërkombëtare synon shpopullimin e Shqipërisë"

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English