Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 18 vatra, 3 ende aktive

10:02 10/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri në disa zona të vendit, prej të cilave 3 mbeten ende aktive.

Sipas të dhënave zyrtare, vatrat janë regjistruar në territorin e bashkive: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër dhe Durrës.

Aktualisht, situata më problematike paraqitet në Orikum të Vlorës, në zonën e quajtur “Sotiran”, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, ku flakët vijojnë të jenë aktive.

Edhe në qarkun e Dibrës, po monitorohen dy vatra zjarri. Njëra ndodhet në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në zonën “Livadhi i Peladhisë”, ndërsa tjetra në “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës, ku po vijojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pisha dhe livadhe.

Njoftimi:

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

• Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse, 4 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, të ndihmuar nga 20 forca ushtarake të FA.

• Qarku Dibër. Vijon të jetë në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 18 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale, por pritet të vijnë në ndihmë rreth 25 persona në mbështetje të tyre.

• Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme për shuarjen e tij janë angazhuar 7 efektivë të MZSH Dibër dhe 5 forca të AdZM. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Diten e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij.

Në total, nga zjarret e rëna, kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte, janë djegur rreth 36 hektarë bimësi. Ndërsa u dogjën edhe 2500 rrënjë ullinj të moshës mbi 10 vjeçare, në fshatin Zgërbonjë, bashkia Poliçan. Policia e Shtetit ka ndaluar një shtetas, i cili është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet autori i ngjarjes.

Po ashtu janë djegur edhe rreth 30 rrënjë dru frutorë si, ullinj, kumbulla, fiq dhe hardhi pranë spitalit Kuçovë, në lagjen “11 Shkurti”, bashkia Kuçovë . Shkaku i zjarrit është nga këputja e telave elektrik të tënisonit të ulët. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 28 automjete zjarrfikëse dhe 237 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 40 efektivë dhe 1 helikopter Cougar.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile , sot priten reshje të dobëta shiu në qarqet: Shkodër, Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta. Sa i përket zjarreve, pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier dhe Vlorë, nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër dhe nivel rrezik “I ULËT” në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë plotësisht të angazhuara, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, për monitorimin dhe ndërhyrjen në kohë në çdo vatër zjarri, me qëllim minimizimin e dëmeve në mjedis dhe rrezikut për jetën e qytetarëve. Thirrje për qytetarët, që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në natyrë, të denonconi menjëherë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve dhe të bashkëpunoni me strukturat shtetërore!

Etiketa: Ministria e Mbrojtjes

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

U përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona

Kol Ndoji, 59 vjeç nga Rrësheni, ka kallëzuar në polici një ngjarje të rëndë dhune që sipas tij ka ndodhur...

17:33 10/07/2025
Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste
Aktualitet

Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste

Lokalet në disa zona të Tiranës qëndruan të mbyllura sot, në shenjë proteste ndaj vendimit për lirimin e hapësirave publike....

17:23 10/07/2025
Para
U qëllua me thikë në zemër, ndërron jetë 14-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas një person me biçikletë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

U përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona

17:33 10/07/2025
Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste

Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste

17:23 10/07/2025
Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria Fier jep pretencën për Azgan Mernicën

14:09 10/07/2025
Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’

Investigimi tronditës i medias publike austriake: Edi Rama përdori ndalimin e TikTokut si ‘Kalë Troje’

13:55 10/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.