Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ministrat e BE mblidhen në Bruksel, çfarë u vendos për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

09:48 11/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ishte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili ka deklaruar i pari se situata në Ballkanin Perëndimor është një nga temat më të rëndësishme që do të diskutohej.

“Duam të kemi një pasqyrë të re të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të përfshihemi më shumë në rajon,”– tha Borrell.

Borrel theksoi gjithashtu rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke shtuar se gjatë takimit do të diskutohen mënyrat “për t’i ofruar rajonit një perspektivë më të mirë dhe më të fortë evropiane”. Borrell njoftoi se do të diskutojë ndryshimet klimatike dhe bashkëpunimin me SHBA-së në këtë fushë, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, situatën në Liban dhe shtyrjen e zgjedhjeve palestineze të planifikuara për 22 maj.

Gjithashtu në këto mbledhje e takime pritej që të merrej një vendim për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut përsa i përket procedurave për integrimin në Bashkimin Europian. Maqedonia e Veriut vijon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike, dhe mund të cënojë Shqipërinë, por gjithsesi vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian.

Pas takimit, kanë ardhur edhe reagimet nga të gjitha palët, përfshirë dhe komisionerët që kanë marrë pjesë në takim. Këshilli i Bashkimit Europian ka dalë me një document të plotë pas mbledhjes dhe ka sugjeruar vijimin sa më shpejt të procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në raport theksohet se është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojnë përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dy vendet. Komisioneri për Zgjerimin e Europës Oliver Varhelyi ka publikuar një foto pas takimit me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së. Në një status në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se në takim u konfirmua se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.

Ndërsa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur se hijet e nacionalizmit vazhdojnë që të pengojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka shkruar se i kanë dërguar një letër kancelares gjermane në mënyrë që të përfshihen në përparimin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut nuk do të diskutojë me Bullgarinë mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët që mbajti me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin e BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit në Bruksel. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Perëndimor.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen përsëri të martën në formatin “Çështje të Përgjithshme”, kurse krerët e shteteve ose qeverive do të diskutojnë në qershor se si të integrojnë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në prioritetet strategjike të BE-së./dosja

Etiketa: BEmaqedoniaShqiperia

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
Tentuan të trafikonin 93kg marijuanë, arrestohen dy persona në Shkodër

Tentuan të trafikonin 93kg marijuanë, arrestohen dy persona në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.