E ftuar së fundmi në emisionin “Me Bledin”, ishte Mimi Kodheli e cila foli ndër të tjera për heronjtë e saj.
Ajo u shpreh se gjithçka është çështje eksperiencash dhe sipas Mimit mund të jetosh edhe 100 vjet, mirëpo nëse nuk e ke jetuar jetën, nuk ke çfarë eksperiencash të ndash: “Heroi im ka qenë Qemal Stafa, por vdiq 21 vjeç. Por hero mbeti, për mënyrën si e dha jetën për atdheun. Heroi im mund të jetë dhe një këngëtar, këngët e të cilit nuk janë fort të dëgjuara.”
![]()
Po ashtu ajo foli edhe për të rinjtë në vend duke theksuar se ata duhet të përdorin sa më shumë biçikletën, ashtu siç ndodh në vendet e tjera të botës.
“Të rinjtë nuk duhet të udhëtojnë me Mercedes nga këtu [hotel Plaza] te Skënderbeu. Për mua, të rinjtë duhet të jenë në majë të biçikletës si në të gjithë botën”, u shpreh Kodheli. /anabel






