Tre gola dhe tre pikë. Milani fitoi atë që ishte një përplasje e vërtetë për një vend në Champions, duke qenë se ata arritën pikë të barabarta me Juventusin dhe në fund të një dite kampionati në të cilin rivalët e tjerë, Atalanta dhe Napoli kishin fituar. Por ajo që është për t’u habitur është mbi të gjitha mënyra në të cilën ata fituan, duke dominuar në Torino 3-0 me gola të Brahim Diaz, Rebic dhe Tomori, që jo vetëm sjell ekipin e Pioli në +3 pikë ndaj Juves, por gjithashtu u jep atyre avantazhin e përplasjeve kokë më kokë në një arritje të mundshme në barazim të pikëve me bardhezinjtë në fund të sezonit. Fundi i kampionatit po afrohet me tre ndeshje që kanë mbetur ende për të luajtur, dhe Juventusi aktualisht është i pesti, jashtë zonës së Champions League.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar me ‘fantazmën’ e Cristiano Ronaldos në fushë. Mundësitë më të mira për Juve vijnë me dy mbrojtësit qendror, De Ligt dhe Chiellini, me këtë të fundit në veçanti duke e humbur keq me Donnarumma-n mjaft në formë për këtë përballje, duke pasur parasysh hezitimin e portierit përballë ofertës së rinovimit të Milanit që mund të ndryshojë me kualifikimin e kuqezinjve në Champions.