Milan në super formë! Zgjidhet çështja e rinovimeve me disa prej futbollistëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Milan duket se po kalon formën më të mirë të mundshme si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Skuadra kuqezi vazhdon të kryesojë renditjen në Serie A, ndërsa infermieria po boshatiset dhe deri në dy javët e ardhshme trajneri Pioli pritet të ketë në dispozicion thuajse të gjithë grupin e lojtarëve. Ndërkohë drejtuesit e klubit po punojnë shumë për merkaton dhe përzgjedhjen e futbollistëve të duhur për të mbajtur vendin e parë dhe misionin e vështirë për titullin kampion që mungon në Milanon kuqezi prej vitit 2011.

Por edhe çështja e rinovimeve është në rrugë të drejtë, pasi tani pritet vetëm firma, por Gianluigi Donnarumma ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj Milanit. Palët kanë gjetur akordin, duke iu afruar shumë kërkesave financiare të supermanxherit të tij Mino Raiola. Në kontratën e re e cila parashikon një rritje të të ardhurave në 8 milion euro janë vendosur edhe një sërë bonusesh që lidhjen me titullin kampion apo kualifikimin në Champions.

E njëjta gjë vlen edhe për mesfushin turk Hakan Calhanoglu. Calhanoglu është gjithashtu shumë pranë rinovimit, pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertën është zvogëluar ndjeshëm dhe shumë shpejt futbollisti do të firmosë kontratën e re me Milanin. Rinovime të tilla do ta mbajnë për shumë kohë Milanin në vendin e parë.

Shpërndaje
Share.

Komento