Pasi është bërë krahu i djathtë i kryeministrit Rama, biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka paralajmëruar një padi në SPAK kundrejt Gjergj Zefit të medias “Pamfleti”.
Arsyeja pse biznesmeni ka ndërmarrë padinë ndaj medias, vjen pas një shkrimi të publikuar ku Luca shënjestrohet si kryetar i një grupi kriminal, pastrues parash, investitor strategjik dhe për pastrim rivalësh kriminel. Në fjalën e tij shprehet se ky shkrim është një trillim që ka si qëllim njollosjen e figurës. Sipërmarrësi i njohur përmes një video në rrjetet e tij sociale ka deklaruar se ai do të paraqitet në ambientet e SPAK-ut ditën e hënë në orën 10:00.
Vlen të theksojmë se biznesmeni Luca së fundmi është konsideruar si një ndër personat më të afërt të Ramës. Madje para disa muajsh ai tha se në fillim i thonin ‘maloku i Salës’, e tani ‘komunisti i Ramës’ e madje edhe ‘qeni i Draganës’, meqë ka bërë thirrje për Open Ballkan.
“Përshëndetje miq!
Ditën e shtunë unë merrem içik me këto të rejat e mediave dhe të tallavasë së portaleve dhe po lexoj një artikull. Mua më tha një miku im po nuk e kam zakon që ti shoh, se ca shkruhet nga këto mediat e tallavasë ua më bën nervoz.
Po lexoj një artikull këtu të Pamfleti-t që mua më bën kryetar të një grupi kriminal, pastrues parash, investitor strategjik, për pastrim rivalësh kriminel ku me gjithë këto poshtërsitë e mia, me gjithë grabitjet, me grupin kriminal dhe të gjitha maskaralliqet që kam bërë në jetën time është në dijeni Prokuroria e Përgjithshme nga një raport i DEA-s, Agjencisë Antitrafik të BE-së e të tjera.
Një mori shpifjesh dhe një mori akuzash që me thënë të drejtën ia kam zili vetes kur e shoh se sa burrë i fortë paskam qënë me gjithë këto përballje në jetën time, që mbas gjithë kësaj jete kriminale që kam bërë gjej forcë e kurajo të dal para njerëzve dhe të flas dhe të çirrem që e vërteta në këtë jetë del vetëm nga puna.
Tani unë nuk jam marrë seriozisht me këtë Pamfleti-n sepse të gjithë miqtë e mi më kanë thënë Lucë mos u merr me të sepse ka 180 akuza dhe kallëzime penale nga biznese të ndryshme dhe nuk i kanë bërë asgjë sepse domain-in e ka në Angli por kam patur kurajon që para miqve të mi gazetarë që kanë qënë të ftuar në ambientet e Fish City-it për të bërë një një festë të tyre, unë t’i drejtohem ambasadorit anglez dhe t’i them shqip: A është e turpshme që ju të mbani firma dhe t’i rregjistroni këtyre shpifësave domain-in në Angli, në atë vend aq demokratik.
Nuk kam marrë ndonjë përgjigje me gjithë miqësinë dhe dashamirësinë e tij por unë sot po i drejtohem ambasadorit anglez nëpërmjet kësaj kamere dhe po i kërkoj: Ju i keni kërkuar qeverisë shqiptare që të kthejë kriminelët nga Anglia. Zoti ambsador, si është shpifja për njerëzit që punojnë dhe janë në punën e vet në Angli? A quhet krim?
Unë mendoj që ky portal i përfaqësuar nga Gjergj Zefi që më vjen keq që ka këtë emër, më vjen keq që është mirditor, se ne na takon për kanun me qenë vëllezër, duhet që të përgjigjet penalisht në Angli për gjithë këtë vrerë që ky njeri ka kurajo të hedhë në Shqipëri, dhe do ta ndjek këtë punë dhe kërkoj takim me ju e do ta ndjek këtë punë deri në Angli sepse i dashur Gjergj mbas 20 vitesh kur unë edhe ti mos të jemi më, fëmijët tanë do të jenë dhe kur të shohin me qindra video të miat motivuese, do të lexojnë edhe këto poshtërsira që ti shkruan dhe fëmijët e mi do ta ndejnë veten keq se këto do mbesin.
Atëhere unë do të kërkoj të drejten time se nuk shkon më, deri tani unë ta kam lënë për politikë, tani nuk ta lë më dhe nuk di se nga nxitesh që hedh këtë vrerë për figurën time.
Ditën e hënë në orën 10:00 nëse e ke emrin Gjergj hajde në Prokurinë e Posaçme dhe të ballafaqohemi.
Unë do iki të kërkoj në prokurori ditën e hënë që të shohin kush është Gjergj Luca.
A ka ndonjë nga këto krime Gjergj Luca në jetën e vet? A ka shkuar Gjergj Luca qoftë edhe një herë të vetem mbas vitit 97 që ti mua më përmend, për njeherë të vetme jam thirrur nga policia për t’u hetuar për krim? A kam shkuar njëherë të vetme në prokurori mbas vitit 97 dhe mua më ka thirrur prokuroria e shtetit tim dhe mua të më hetojë për krim, maskaralliqe, për zhvatje, për pastrim parash?
Gjergj unë do iki të kërkoj se kush jam se ky që shkruan ti unë nuk jam.
Kurrë në jetën time unë nuk kam shkuar në prokurori t’i zgjidh problemet me shtet, me polici sepse jam menduar se i zgjidh me bisedime dhe m