Mik me Stresin! Kush është 27-vjeçari që u ekzekutua në Vaun e Dejës!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e kësaj të diele në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar, u gjet i pajetë, i qëlluar me një plumb në kokë.

Gjin Ndoji, i cili mbante emrin Boriçi, mësohet se jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë, ku kishte udhëtime të shpeshta. Sot është publikuar edhe një foto e tij me reperin Stresi, me të cilin dyshohet se ka pasur miqësi.

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”, të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi.

Report tv bën me dije se 27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor e përjashton këtë si mundësi për shkak të dinamikës së atentatit.

Kjo sepse pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët.

Makina që e djegur, tip “Benz” AA 346 LC që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip “Fiat Punto” në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici.

Policia e Shkodrës po vijon operacionin për të rënë në gjurmët e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento