Skip to content
Bota

Mijëra njerëz në protestë në Londër, kundërshtojnë masat e pandemisë

· 2 min lexim

Disa mijëra demonstrues marshuan kundër lockdoën-iz përmes Londrës qendrore të shtunën, megjithë kufizimet në tubimet masive gjatë pandemisë COVID-19.

Ngjarja u quajt nga organizatorët: “Bashkohuni për Liri”.

Protestuesit i shohin kufizimet e COVID-19 si të panevojshme dhe shkelje të të drejtave të tyre njerëzore. Ata kundërshtojnë gjitahshtu  vaksinimet, mbajtjen e maskave dhe të ashtuquajturat pasaporta shëndetësore që merren pas vaksinimit për Covid-19.

Në raportet e mediave thuhet se kanë qenë të pranishëm të paktën 10,000 , megjithëse Policia Metropolitane nuk konfirmoi një shifër të saktë për pjesëmarrjen.

Protestuesit brohorisnin “liri” dhe “hiqni maskën tuaj” dhe disa mbanin pankarta ku shkruheshin: “Jo pasaportave të vaksinës” dhe “Bllokimet vrasin”. Shumica e atyre që morën pjesë në protestë nuk mbanin maskë.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë arrestimi.

Anglia ka zbutur kufizimet e saj të bllokimit në javët e fundit. Dyqanet jo thelbësore dhe mikpritja në natyrë u rihapën më 12 prill, por tubimet në ambiente të mbyllura janë ende të ndaluara deri më 17 maj. Deri tani procesi i vaksinimit në Britani ka ecur me ritme të shpejta, teksa renditet e para në Europë për injektimet e kryera. Britania është gjitashtu një nga vendet që u godit më rëndë nga pandemia e Covid-19.