Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për kanabisin: Rama ua ka borxh trafikantëve për blerjen e votave

16:39 29/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar si një borxh të Ramës ndaj trafikantëve projektligjin e dërguar për miratim në Kuvend për legalizimin e kanabisit mjekësor. Meta u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë. Kujtojmë se projektligji u miratua në  Këshillin e Ministrave pas Këshillimit Kombëtar ku 61% e qytetarëve votuan pro sipas qeverisë.

“Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës. Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit, tendencë që u bë e dukshme pas vitit 2015.

Lidhjet e trafikantëve shqiptarë të drogës tashmë janë të drejtpërdrejta me Kolumbinë, Bolivinë dhe vende të tjera prodhuese. Kjo situatë, shumë e rënduar vjen sepse qeveria është bërë njësh me trafikantët dhe policia, veçanërisht krerët e saj janë inkriminuar thellë me ta, ashtu siç u pa ditët e fundit edhe me grupin e madh të policisë në Shkodër që ishte pjesë e trafikut të drogës.

Kjo situatë, e lënë qëllimisht jashtë kontrollit nga qeveria ka detyruar DEA-n amerikane t’u kërkojë bashkëpunim qytetarëve dhe të hapë linja të veçanta komunikimi me ta.

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdimësi ka konstatuar se: Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë. Trafikantët shqiptarë, luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.

Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë.

Përdorimi mjeksor i kanabisit është eksperimental, shumë i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore te konsoliduara. Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero. Edhe pesha ekonomike e tij është thuajse zero dhe pa asnjë vlerë për ekonominë e vendit.

Pra është e qartë se legalizimi i kanabisit nga Rama është taksa, që ai po u paguan bandave të narkotrafikut për shërbimet e tyre në blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve si dhe në pastrimin pa fre të parave të pista të qeveritarëve. Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e votojnë projektligjin e zi të legalizimit të kanabisit dhe të mos shndërrohen në bashkëpjesëmarrës në këtë krim kaq të rëndë kundër të sotmes dhe të ardhmes së vendit dhe kundra jetës dhe shëndetit veçanërisht të të rinjve të Shqipërisë”, tha Meta.

Të tjera

Tallje e hapur! AK zgjohet pas vitesh heshtje: ‘Na dërgoni ankesa për kompanitë celulare’, sikur s’i kemi denoncuar kurrë
Aktualitet

Tallje e hapur! AK zgjohet pas vitesh heshtje: ‘Na dërgoni ankesa për kompanitë celulare’, sikur s’i kemi denoncuar kurrë

Autoriteti i Konkurrencës ka dalë së fundmi me një deklaratë publike, ku u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të denoncojnë problematikat...

20:08 16/09/2025
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës janë vepër penale dhe tentativë për kapjen e gjyqësorit
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës janë vepër penale dhe tentativë për kapjen e gjyqësorit

Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama kundër gjyqtarit të...

15:24 16/09/2025
Para
“Djegja e Kuranit e paprecedentë”, vendet islamike reagojnë ashpër ndaj veprimit të suedezëve

“Djegja e Kuranit e paprecedentë”, vendet islamike reagojnë ashpër ndaj veprimit të suedezëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tallje e hapur! AK zgjohet pas vitesh heshtje: ‘Na dërgoni ankesa për kompanitë celulare’, sikur s’i kemi denoncuar kurrë

Tallje e hapur! AK zgjohet pas vitesh heshtje: ‘Na dërgoni ankesa për kompanitë celulare’, sikur s’i kemi denoncuar kurrë

20:08 16/09/2025
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës janë vepër penale dhe tentativë për kapjen e gjyqësorit

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës janë vepër penale dhe tentativë për kapjen e gjyqësorit

15:24 16/09/2025
Apeli konfirmon dënimin për Vangjush Dakon: 2 vite e 8 muaj burg

Apeli konfirmon dënimin për Vangjush Dakon: 2 vite e 8 muaj burg

15:00 16/09/2025
Ish-oficeri Meçollari: Ushtaraku më parë betohej për të dhënë jetën për territor, sot përmirësojnë jetën duke dhënë territor

Ish-oficeri Meçollari: Ushtaraku më parë betohej për të dhënë jetën për territor, sot përmirësojnë jetën duke dhënë territor

14:19 16/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.