Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta: “Politika larg pazareve e shpërdorimeve edhe nga ndërkombëtarët”

14:25 18/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta me anë të një prononcimi për mediat, për sa i përket situatës politike në vend, tha se palët duhet të ulen në dialog dhe të mendojnë për interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj, me qëllim forcimin e rolit të Shqipërisë në Gadishullin e Ballkanit.

“Dua t’ju siguroj juve se presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krize serioze jo vetëm politike kushtetuese instituconale por edhe përfaqësimi tashmë. Është për të ardhur keq që palët kanë nxitur dhe po nxitojnë për të thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime është që të bëjë thirrje për reflektim pasi duhet të shikojmë interesin e vendit dhe qytetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet dhe njëkohësisht duhet të vijojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon në sfida të rëndësishme dhe kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim”, shtoi Meta.

Ai tha se klasa politike në Shqipëri duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa ky ngërç shtoi Meta, duhet të zgjidhet me transparencë dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve të mundshme të ndonjë ndërkombëtari.

“Klasa politike të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari. Çështja të zgjidhet në mënyrë transparente dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”, theksoi Meta.

Prononcimi i plotë i Presidentit, Ilir Meta:

A jeni i gatshëm për të iniciuar dialogun mes palëve dhe si e vlerësoni dhunën e ushtruar ndaj protestuesve?

Meta: Tema që sapo pata kënaqësinë të merrja pjesë me Monsinjor Vincenzo Paglia-n ishte për të promovuar kulturën e dashurisë dhe kundër kulturës së mënjanimit. Besoj që kjo është e vlefshme edhe për temën më të mprehtë për të cilën ju më pyesni.

Zoti Meta, a do të ndërmerrni një iniciativë për një tryezë të përbashkët?

Meta: Dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarët se Presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale por tashmë edhe përfaqësimi. Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet, por njëkohësisht dhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon ende me sfida të rëndësishme. Kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim.

A keni një koment mbi qëndrimin e ndërkombëtarëve?

Meta: Mendoj se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari, siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog në mënyrë transparente, në mënyrë parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari.

Zoti President, a ju ka mbërritur raporti i SHISH, që flet për një rrezik të influencës ruse të Shqipëri?

Meta: Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë. Faleminderit!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

“Të iku truri nga mendimi që mund ta kishe gocën ‘e mangët’!” Emanuela Peploka revoltohet me Xhensila Myrtezajn

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English