Ka reaguar kryeministri Edi Rama pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.
Kreu i qeverisë i ka cilësuar skandaloze argumentet e Metës në letrën e tij drejtuar Ramës dhe i kërkon ndjesë Kosovës për atë që ai e quan turp.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏”, shkruan Rama.