Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të partisë, ka ngritur akuza ndaj drejtësisë, duke pohuar se ajo merr direktiva nga “tribunat e Kongreseve të Rilindjes”. Duke sjellë si shembull rastin e Sali Berishës, Meta tha se ai është izoluar në arrest shtëpie pa akuzë, ndërsa pretendoi se Edi Rama ka ndikuar në destinacionin e një kompleksi ndërtimesh të Klubit Sportiv “Partizani”. Në fjalën e tij, Meta apeloi për forcimin e opozitarizmit, duke theksuar se kjo është çështje themelore e ekzistencës së demokracisë dhe shoqërisë, duke shprehur gatishmërinë e Partisë së Lirisë për të kontribuar në krijimin e një konsensusi të gjerë dhe forcimin e përfaqësimit të qytetarëve në politikë.
“Ma vranë djalin për herë të dytë” ulërima e nënës së Stiven Toshkëzit, ndërsa në të njëjtën ditë drejtësia liroi vrasës, të fortë dhe zyrtarë të korruptuar
Dje nuk ishte thjesht një ditë e rëndë. Ishte panorama më brutale e një sistemi drejtësie të dorëzuar, të lodhur,...








