Mesazhi i qartë i Ambasadës Amerikane: Përmbahuni nga përdorimi i forcës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë një mesazh të rëndësishëm duke përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit

Ambasada e vë theksin te parimi kryesor “përmbajtja nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruhet në faqen e Ambasadës Amerikane.

Shpërndaje
Share.

Komento