Mes Trump dhe OBSH, ja kë mbështet Bashkimi Europian

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duket se pandemia ka gjetur të papërgatitur edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila shpesh herë ka bërë deklarata kontradiktore ose të ‘pashpresa’, duke u shprehur se nuk dihet se kur virusi mund të largohet apo se nuk mund të bëhen parashikime.

Ndaj OBSH nuk kanë munguar as kritikat, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ndërmarrë edhe një vendim ekstrem.

Disa javë më parë në një konferencën për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, sulmoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi siç tha, i kishte këshilluar gabim dhe kishte qenë më shumë e fokusuar te Kina.

Trump, ka bërë të ditur do ndërpresë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mes të pandemisë.

“Sot po udhëzoj administratën time që të ndalojë fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë përderisa është bërë një rishqyrtim për vlerësimin e rolit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Trump aso kohe, duke shtuar se taksa-paguesit amerikanë sigurojnë midis 400-500 milionë dollarë në vit për organizatën teksa Kina jep vetëm 40 milionë dollarë.

Disa ditë më vonë kreu i Asamblesë së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael McCaul, bëri thirrje për fillimin e një hetimi ndaj administratës kineze dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shkak të gabimeve të tyre gjatë pandemisë.

“Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë duhet të hetojë veprimet e Partisë Komuniste Kineze dhe Presidentit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, veçanërisht në ditët e para të epidemisë. Shpresoj se shumica e deputetëve do të bashkohen me kolegët e mi republikanë dhe do të kryejnë këtë hetim në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Nëse nuk mësojmë nga gabimet në histori, do të jemi të dënuar t’i jetojmë përsëri”.

Sakaq, media të ndryshme nuk i kanë kursyer as kritikat e as akuzat ndaj OBSH.

‘The Atlantic’ shkruan se OBSH nuk ka qenë transparente dhe shembulli tipik për ta vërtetuar këtë është lajmërimi që erdhi në formën e një statusi të vetëm nga llogaria e OBSH në Twitter më 14 janar: “Hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu i romanit # Koronavirus.” Po atë ditë, buletini publik i Komisionit të Shëndetit në Wuhan deklaroi: “Ne nuk kemi gjetur prova për transmetimin nga njeriu te njeriu”.

Më tej, prestigjiozja shkruan se kjo deklaratë ishte e pavërtetë, dhe në muajt që pasuan, pandemia globale e ka futur pjesën më të madhe të botës nën një bllokim të paparë dhe vrau më shumë se 100,000 njerëz.

Akuzat ndaj OBSH janë thelluar më tej, pasi tashmë edhe media gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një raport “tronditës”, i cili pretendon se presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, ‘të vonojë paralajmërimin global’ për kërcënimin e shfaqur nga Covid-19, gjatë një bisede në janar.

LEXO: Pra, akuzat e Trump janë të vërteta? Publikohet raporti: Çfarë i kërkoi presidenti kinez kreut të OBSH-së për Covid-19

Ditën e sotme, Komisioni Europian ka mbëshetur OBSH-në pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerjen financimeve nga Amerika për organizatën.

 “Ky është momenti ku duhet të tregojmë solidaritet dhe jo të drejtojmë gishtin apo të minojmë bashkëpunimin shumëpalësh”, deklaroi një zëdhënëse e Komisionit Europian, Virginie Battu, në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të larta në këto ditë të pandemisë, pasi drejtuesit e lartë të SHBA, përfshirë presidentin Trump, e kanë akuzuar hapur Kinën se ka fshehur informacione për virusin në mënyrë të qëllimshme, madje SHBA dyshon se virusi ka dalë nga një laborator.

LEXO:Donald Trump kërcënon sërish Kinën

Shpërndaje
Share.

Komento