Merr flakë një makinë në Vlorë, publikohen pamjet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një makinë tip “Ford” ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë, në rrugën “Kosova”.

Si pasoje e flakëve makina është shkrumbuar totalisht. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë kur makina ka nisur të marrë flakë.

Fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim, pasi e ka braktisur makinën për disa metra, nga frika e një shpërthimi të mundshëm.

Paraprakisht policia dyshon për shkëndije elektrike.

 

Shpërndaje
Share.

Komento