Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Menaxhimi i mbetjeve në Durrës, Balliu: Të hetohet Emiriana Sako për kontratë me Zoto-Mërtirin pa dokumentacion

14:01 26/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike ka kërkuar këtë të shtunë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të hetojë Bashkinë e Durrësit për kontratat e menaxhimit të mbetjeve.

Sipas Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu kryebashkiakja Emirjana Sako lidhi kontratë me kompaninë Zoto-Mërtiri, pa asnjë lloj dokumentacioni.

DEKLARATA E PLOTË
Emirjana Sako kryebashkiake e Durrësit, në vitin 2021, ka zhvilluar procedurën, jo të hapur por me negocim pa shpallje paraprake, të kontratës me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia Durrës”.
Sasia e pritshme e mbetjeve ishte: 320.000 ton
Kohëzgjatja: 48 muaj
Fondi limit 1 148 864 000 lekë
Ofertuesi i vetëm që mori pjesë në këtë procedurë ishte: INTEGRATED ENERGY BV SPV, me vlerë të ofertës 1.126 miliard lekë të reja pa tvsh.
Sa për kujtesë: Integrated është kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
Në mungesë të konkurrencës dhe duke mos ndjekur procedurën e hapur të prokurimit, Emirjana Sako më 27 shtator 2021 nxitoi të shpallë fituesin dhe nënshkruajë formularin e njoftimit të fituesit ku njoftonte operatorin e vetëm pjesëmarrës, njëkohësisht fitues të kësaj procedure INTEGRATED ENERGY BV SPV, se oferta e paraqitur prej tij me vlerë 98% të fondit limit, pra 11.2 miliard lekë, u shpall fituese (publikuar në butelinin e APP-së nr.146, më 4 tetor 2021).
Në Buletinin e APP-së nr.161, datë 8 Nëntor 2021 publikohet njoftimi i nënshkrimit të kësaj kontrate me këto të dhëna:
1. Emri dhe adresa e Autoritetit /Enti Kontraktor Emri: Bashkia Durrës
2. Lloji i procedurës: ME NEGOCIM, PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS
3. Objekti i kontratës: “DEPOZITIMI I MBETJEVE URBANE BASHKIA DURRËS”
4. Numri i referencës së procedurës / Lotit: REF-05045-09-11-2021
5. Fondi Limit: 1,148,864,000 (një miliard e njëqind e dyzet e tetë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e katërmijë) lekë pa tvsh.
6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (përfshirë Lotet, opsionet dhe nënkontraktimin): Vlera 1.351.242.240 (me TVSH), monedha Lek
7. Data e nënshkrimit të kontratës : 08/10/2021
8. Emri i Kontraktorit/nënkontraktorit: INTEGRATED ENERGY BV SPV
Nga 14 Dhjetor 2021 deri më 17 Gusht 2023, bashkia Durrës pagoi Integrated Energy BV spv një vlerë prej 7.05 miliard lekë për:
– KONTRATA nr. 9853/8 e 8 tetorit 2021 “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia Durrës”
– KONTRATA nr. 101/81 e 28 tetorit 2022 DEPOZITIM MBETJE URBANE BASHKIA DURRES
Sikurse evidentuam më lart, për kontratën e parë kemi gjetur dokumentacionin në Agjencinë e prokurimit publik.
Për kontratën e dytë nuk kemi gjetur asnjë të dhënë lidhur me procedurën e ndjekur dhe dokumentacionin shoqërues të saj.
Pyetja që vlen, dhe duhet bërë publikisht, për publikun durrsak dhe shqiptar është: Përse është lidhur një kontratë e dytë me të njëjtin objekt, ndërkohë që ekziston kontrata fillestare në fuqi me afat 48 muaj?
Si u planifikua buxheti për këtë kontratë të dytë? Si u miratua?
Çfarë procedure u ndoq deri në lidhjen e kontratës 101/81 me 28 tetor 2022?
Përse vijojnë pagesat për këtë kompani e cila është dëshmuar se operon në kushte mashtrimi dhe është nën hetim?
Është i pakuptueshëm, dashakeq, antiligjor, në përbuzje të djersës së taksapaguesve shqiptarë fakti që Ministria e Financave vazhdon edhe sot të bëjë pagesa nga Thesari i Shtetit.
Ato duhen ndërprerë menjëherë.
I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe në bashkinë Durrës për të verifikuar këto procedura, dhe për të ndërprerë këto pagesa të cilat, nuk shkojnë për shërbime publike, por mbajnë të sigurt dhe në luks të arratisurit e çështjes dhe padronët e tyre në Tiranë.

Të lidhura

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec
Aktualitet

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Një tjetër incident është regjistruar pranë shkollës “Muhamer dhe Esat Minarolli” në Pogradec, ku në ambientet e jashtme të qendrës...

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione
Kryesore

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Procesi zgjedhor i 11 majit në Shqipëri, ku 3.7 milionë qytetarë pritet të zgjedhin 140 përfaqësuesit e rinj të parlamentit,...

12:04 11/05/2025
Para
Miratohen rregulla për përdorimin e skuterave elektrikë, policia lajmëron ndëshkime

Miratohen rregulla për përdorimin e skuterave elektrikë, policia lajmëron ndëshkime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

12:04 11/05/2025
Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?

Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00?

11:08 11/05/2025
Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier

Humbin 500 fletët e votimit në Qendrën e Votimit në Fier

10:58 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.