Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Megaoperacioni me 15 urdhër arreste, SPAK del me njoftim zyrtar

13:14 28/07/2023
Reading Time: 4 min lexim

Struktura e Posaçme e hetimit dhe ndjekjes së krimeve të rënda (SPAK) ka publikuar një njoftim lidhur me megaoperacionin e zhvilluar dje, ku janë lëshuar 15 urdhër-arreste. Në këtë operacion janë arrestuar zyrtarë të lartë të policisë, një biznesmen dhe një drejtues prokurorie. Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se janë kryer kontrolle në 14 ambiente të ndryshme si pjesë e këtij operacioni.

NJOFTIMI I SPAK
Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr.9 i vitit 2023, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.
Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj. B., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit K.M., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.
• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., I. L. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është bërë e mundur të dokumentohet se persona me precedent kriminal, të dënuar për vepra të rënda penale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale për të cilat vijojnë hetimet.
Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publik, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.
Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit B.B., E.M., P.Gj., D.B., E.P., K.H., P.K., A.B., A.N., B.M., E.H., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.
Gjithashtu me vendimin nr.314, date 24.07.2023 ka miratuar kërkesën për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme.
Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas, konkretisht shtetasit P.Gj., E.P., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L. Gjithashtu janë arrestuar në flagrance 2 shtetas të tjerë, S.T. dhe N.F., si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës:
Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
Falenderim i veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

Të lidhura

U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën
Kryesore

Dosja “Veliaj”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku po zbatohet masa...

11:58 19/05/2025
Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës
Bota

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 18-tën herë radhazi në përbërjen e tij të re, pas zgjedhjeve të 9...

11:40 19/05/2025
Para
Pazaret e vrasjes mes Vis Martinajt dhe Behar Bajrit, pasi kryen krimin i shkuan në varrim viktimës (DETAJE)

Pazaret e vrasjes mes Vis Martinajt dhe Behar Bajrit, pasi kryen krimin i shkuan në varrim viktimës (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën

Dosja “Veliaj”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

11:58 19/05/2025
Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

Dështon për herë të 18 konstituimi i Kuvendit të Kosovës, kur mbahet seanca e radhës

11:40 19/05/2025
Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

Apeli i GJKKO vendos dënimet për autorët e atentatit ndaj “të fortit” të Vlorës

11:25 19/05/2025
I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

I burgosuri humb jetën në qelinë e Fushë-Krujës, çfarë dyshohet

10:55 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.