Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Megaoperacion antidrogë në Itali, “fundoset” banda shqiptare në Bolonjë

14:48 04/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Një mega operacion është zhvilluar së fundmi nga autoritetet italiane. Sipas raportimeve nga mediat italiane rreth 100 karabinierë janë përfshirë në një operacion për ekzekutimin e 14 masave sigurie, 9 prej të cilave në burg.  Më tej bëhet me dije se nga të arrestuarit 9 janë shqiptarë, 3 italianë e 2 rumunë. Grupi merrej me shitjen me shumicë të lëndës narkotike të sjellë nga Shqipëria. Organizate kriminale drejtohej nga një 40-vjeçar shqiptar, i cili lëvizte kilogramë kokaine në qytet për t’u dërguar në zonën e Bolonjës.

Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Centro të Bolonjës, të udhëhequr nga toger Guido Rosati, i prenë kokën sistemit. Në dy vite hetime, ata rindërtuan mekanizmat dhe hierarkitë brenda grupit që merrej me shitjen me shumicë të substancës, të sjellë nga Shqipëria.

Në dy vite, nga sa kanë mundur të rindërtojnë oficerët, në Bolonjë u zhvendosën 70 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh. Një shumë e “rikthyer” me sekuestrimin parandalues të 4 banesave të përdorura nga grupi. Hetimi i koordinuar nga DDA e Prokurorisë me prokurorin Roberto Ceroni lejoi edhe demaskimin e një rrjeti prostitucioni, të drejtuar gjithmonë nga anëtarë të bandës.

Hetimet filluan tre vjet më parë nga Karabinierët e Kompanisë Bologna Centro kundër individëve që operonin në Bolonjë dhe pothuajse të gjithë pa precedentë penalë. Gjatë operacionit që nisi mbrëmë, u kryen edhe masa të vërteta pasurore, konkretisht aplikimi i urdhrave parandalues të sekuestrimit për shtatë makina, katër prona dhe 11 marrëdhënie financiare me një vlerë totale rreth 2 milionë euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Sipas mediave italiane, kokaina dyshohet se prodhohet në zona të thella në jug të Shqipërisë, por për këtë po vijojnë hetimet për të zbuluar kanalet e furnizimit. Droga ruhej në garazhe në periferi të Bolonjës, transportohej në makina me dy funde, ndërsa paratë e marra në Bolonja dërgoheshin me autobus në Pulia, ngarkoheshin në tragete për në Shqipëri dhe ktheheshin në Itali, pastroheshin, si pagesa nga familjet.

Etiketa: Operacion ne Itali

Të tjera

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”
Aktualitet

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një alarm serioz për projektligjin e portëve turistike, duke e denoncuar zyrtarisht...

13:53 09/04/2026
E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë
Aktualitet

E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në zonën e Lanabregasit në Dajt, ku dhjetëra qen të ngordhur janë gjetur të ngrirë...

13:40 09/04/2026
Para
E rëndë në Korçë, i mori flakë banesa, gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit

E rëndë në Korçë, i mori flakë banesa, gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”

Tabaku çon në BE ligjin për portet: “Shkel marrëveshjen, pasuritë publike po jepen pa garë”

13:53 09/04/2026
E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë

E rëndë! Qen të ngrirë në qese plastike në Dajt, dyshime për përfshirje të Bashkisë

13:40 09/04/2026
Mbyllet Hormuzi, Irani përshkallëzon situatën: cisternat kthehen pas, tension i lartë në rajon

Mbyllet Hormuzi, Irani përshkallëzon situatën: cisternat kthehen pas, tension i lartë në rajon

13:09 09/04/2026
Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

Skandali: Shqipëria u mbush me ilaçe të skaduara, pacientët i morën si rimbursim

12:16 09/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.