Mega-operacioni Anti-drogës/ Kush është “bosi” i kokainës që u arrestua në Dubai, burri i ish miss-it shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në operacionin e madh të antidrogës të zhvilluar në Itali dhe në bashkëpunim e Policive të disa shteteve të tjera europiane është arritur që të shkatërrohet një kartel i trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave vendase, shkruhet se karteli drejohej nga grupe shqiptare lider në kontinent, të specializuar për trafikun e drogës, teksa operacioni është zhvilluar në Firence.

Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar tonelata me drogë e miliona euro, ndërkohë që janë bërë dhjetëra arrestime të anëtarëve të këtij karteli kriminal, ku edhe 15 shqiptarë kanë rënë në pranga, mes tyre edhe Eldi Dizdari (alias Denis Matoshi).

Dizdari i cili ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2018, pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku u plagosën disa persona dhe mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, si dhe i dyshuar si personi i cili porositi 613 kg kokainë, të kapur në konteinerët me banane të kompanisë Arbri Garden, në Portin e Durrësit, është arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i antidrogës i koduar “Los Blancos”.

Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” ku para më shumë se një viti u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.

Eldi Dizdari njihet po ashtu edhe si bashkëshorti i ish-miss Shqipërisë në vitin 2005, Suada Sherifit, e cila sipas mediave prej kohësh është zhvendosur edhe ajo në Dubai, pranë bashkëkshortit të saj.

Bëhet me dije se hetimi është bërë në një fshehtësi të plotë  nga një Ekip i Përbashkët Hetimi të përbërë nga shërbimi qendror operativ i Drejtorisë Qendrore të Krimit, Ekipi Mobile i Firences, ajo Hollandeze Finec dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Drogës, me koordinimin e Eurojust dhe Europol, grupe të Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit dhe Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale.

Eldi Dizdari, bashkëshortja Suada Sherifi

 

 

Shpërndaje
Share.

Komento