Mediat të rrezikuara nga COVID-19, anëtarja e AMA-s del me 7 proprozime për qeverinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta, ka proprozua një paketë me 7 pika, për të ndihmuar mediat e prekura ekonomikisht nga COVID-19.

Musta kërkon marrjen në konsideratë për uljen e tarifës së përvitshme të paguar nga operatorët audiovizive dhe shtyrjen e afatit të shlyerjes.

Gjithashtu ajo ka kërkuar nga qeveria që të subvencionojë mediat për pagesat e stafeve dhe të heqë taksat e pushtetit lokal.

Më tej Musta propozon që të mos vihet asnjë gjobë deri në qershor të 2020-ës, me përjashtim të shkeljeve të rënda të etikës.

Ndër të tjera anëtarja e AMA-s ka kërkuar përgjysmimin e gjobave, në pamundësi për t’i amnistuar dhe shlyerjen e tyre pas sezonit veror.

PROPOZIMET E MUSTËS

Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programe audio dhe audiovizive në një rrjet rajonal numerik (ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital, si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati I shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.

Subvensionime të qeverisë për mediat audiovizive, portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetar, operatorë montazhierë ) të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në një njoftim te dytë. Një temë e veçantë që duhet të trajtohet në këtë forum është çështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.

AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për: minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore pezullimin e pagesave te qirave shtetërore dhe rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e transmetimeve audio-vizive.

Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia. Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.

Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të Qershor të 2020 ( afat I parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit

Gjobat e vendosura gjatë këtyre dy muajve në pamundësi ndoshta për t’u aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror .

Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve, si nga pushteti lokal apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatave ndërkombëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale ( meqënëse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike).

Kujtojmë këtu se prej ditësh, shtypi i shkruar ka ndërprerë botimet, në kuadër të masave ndaj COVID-19, për të mos rrezikuar lexuesit.

Shpërndaje
Share.

Komento