Mediat e huaja i bëjnë llogaritë Rita Orës: Sa i kushtoi vila luksoze që i bleu prindërve në Prishtinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

4 ditë më parë mamaja e këngëtares të njohur Rita Ora, Vera Ora i tregoi publikut super vilën e mrekullueshme që kishin në Prishtinë.

Ndonëse e gjithë familja jeton në Londër, sipas Verës, është e rëndësishme që fëmijët në të ardhmen të vizitojnë shtëpinë e tyre që gjendet në Kosovë.

Vila tërhoqi jo vetëm vëmendjen e mediave në Shqipëri, por së fundmi edhe të britanikes “The Sun”, e cila i ka dedikuar një shkrim, duke përllogaritur madje edhe vlerën e vilës.

Vila e bardhë tre katëshe në Prishtinë sipas “The Sun” është një dhuratë që këngëtarja ua bëri prindërve të saj. Mendohet se vlera e saj shkon në 1.5 milionë paund. Media britanike e ka vlerësuar jashtë mase këtë veprim, duke thënë se Rita ka tani jo vetëm një kuletë të madhe, por edhe një zemër të madhe!

“Familja e Rita Orës ka kontribuar në suksesin e saj, prandaj këngëtarja do më shumë se asgjë tjetër t’i kthejë mbrapsht atyre investimin dhe t’i sigurojë një jetë të rehatshme”, thuhet ndër të tjerash në artikull.

Nëse doni të lexoni shkrimin origjinal klikoni këtu 

Burimi: The Sun 

Shpërndaje
Share.

Komento