Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Media greke, shkrim racist për festimet e shqiptarëve në Athinë

21:52 29/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Media greke, shkrim racist për festimet e shqiptarëve në Athinë

Shqiptarët kudo në botë kanë festuar me krenari Pavarësinë e Shqipërisë.

Edhe në Greqi, festa nuk ka munguar, por atmosfera festive e krijuar nga shqiptarët duket se nuk është pritur mirë nga mediat greke. Portali grek “Newsbomb.gr” ka publikuar një shkrim me tone raciste, ku festimet e shqiptarëve janë cilësuar si provokime.

Në artikullin e saj, media greke ka bërë një krahasim të pabazuar, duke pretenduar se Shqipëria nuk do të lejonte grekët të festonin në Tiranë.

Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë u është përmendur kontributi që ata marrin në vendin fqinj, duke e përdorur këtë si argument për të kritikuar atmosferën festive.

Shkrimi i plotë:

Ne jemi duke fjetur dhe shqiptarët festuan në Athinë! Skena që provokojnë grekët dhe shpërqendrojnë vendin janë shpalosur në sheshin Sintagma në eventin e ndezjes së pemës së Krishtlindjes.

Po të bëhej diçka e tillë nga grekët në Shqipëri, të gjithë do të arrestoheshin dhe do të futeshin në burg pa u gjykuar. Këtu në Greqi ne jemi tepër indiferent. Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma, teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës!

Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për kombin e tyre. Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma, teksa shqiptarët po përpiqeshin të mbulonin muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me Shqipërinë e Madhe!

Në periudhën e fundit, si me burgosjen e Fredi Belerit, ashtu edhe me festat e Edi Ramës në Galatsi dhe Selanik, shqiptarët po tregojnë një provokim agresiv të paparë ndaj Greqisë. Sigurisht, gjejnë dhe bëjnë… Sepse po të ishte serioz shteti nuk do të lejonte një propagandë të tillë para Kuvendit të Greqisë dhe monumentit të ushtarit të panjohur.

Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: athinemediat grekePavarësia e ShqipërisëprovokimeShkrim racistshqiptaretSindagma

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Shtëpia monument kulture, 12 vite e rrënuar

Shtëpia monument kulture, 12 vite e rrënuar

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English