Me sfurk e hunj nëpër duar/ Afati i fundi për lirimin e shtëpive, banorët e Astirit të gatshëm për përplasje me policinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dita e sotme është afati i fundit për banorët e Astirit, që të lirojnë shtëpitë e tyre.

‘Shqiptarja.com” shkruan, se IKMT ka parashikuar që të prishë sot 8 banesa.

Që në orët e para të mëngjesit, banorët e Astirit kanë dalë në protestë, me hunj dhe sfurqe në dorë, për të mbrojtur banesat.

Ata kanë paralajmëruar se do të përplasen me policinë, nëse është e nevojshme.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

Ditën e enjte punonjësit e IKMT shkuan pranë Unazës së Re për të bërë njoftimin.

Ata u ndeshën me dhunën e banorëve, të cilët goditën me gurë e sende të forta punonjësit.

Si pasojë e dhunës, 4 prej tyre dhe 1 punonjës policie mbetën të plagosur.

Shpërndaje
Share.

Komento