“Me presidenten time të ardhshme”. Deklarata e Bebe Rexhës për Michelle Obama inatos fansat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Dita e këndimit në Kolegje” është një datë e rëndësishme në SHBA, ku këngëtarë të ndryshëm performojnë për të argëtuar studentët. Këtë vit, në universitetin “Tampas” në Florida, e ftuara speciale ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

Këtë zgjedhje e kishte bërë organizatorja, njëherazi edhe bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, Michelle Obama.

Pas perfomancës, Bebe Rexha ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet krah artistëve të mëdhenj si Usher, John Legend por dhe  Michelle Obama.

 

View this post on Instagram

 

With my future president Mrs. Obama #CollegeSigningDay

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve është përshkrimi që Bebe ka zgjedhur për foton.

“Me presidenten time të ardhshme”, shkruan Rexha.

Menjëherë fansat e këngëtares janë irrituar dhe i kanë thënë përmes komenteve se duhet ta lërë mënjanë politikën. Disa të tjerë shpreheshin se sapo i humbi si ndjekës ose se nuk kanë më nevojë për Obama-t në pushtet.

Shpërndaje
Share.

Komento