Ministrja e arsimit merr vendimin për vitin e ri akademik! Universitetet përsëri në mes të katër rrugëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndonëse erdhi në detyrë pas dorëheqjes së Besa Shahinit, e cila në rolin e Ministres së Arsimit dështoi sidomos në këtë periudhë pandemie, Evis Kushi duket se nuk do bëjë ndonjë gjë më shumë se paraardhësja e saj.

Jemi në fillim të vitit shkollor, i cili ka nisur me problematika të shumta, mësues të infektuar, mungesë infrastrukture, mosrespektim rregulloreje etj.

E në vend që të bënte diçka lidhur me gjendje kaotike në shkolla, ministrja e re e Arsimit ka firmosur sot urdhërin sipas së cilit viti i ri akademik 2020-2021 do të fillojë më 2 nëntor.

foto galeri

Po, në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe, por do ishte mirë sikur bashkë me këtë firmë ministrja të kishte menduar edhe ndonjë plan se si do funksionojë viti i ri akademik.

Mësimi online dështoi

Studentët vijnë nga një semestër i dytë i dështuar, ku procesi mësimor online ka krijuar boshllëqe të mëdha. Ndonëse karantinimi si pasojë e shpërthimit të Covid-19 në muajin mars, kishte si zgjidhje për vijimin e procesit mësimor “mësimin online”, duket se ky i fundit ka shërbyer më shumë si një fasadë se të ketë kontribuar realisht për dije.

Studentët na kanë treguar në sondazhe dhe prononcime se mësimi online tregoi se ishte një dështim spektakolar, pasi nuk është realizuar me një plan të mirëmenduar. Shumë prej tyre nuk kanë mundur t’a ndjekin, ashtu si shumë studentë të tjerë.

Në kushtet në të cilat është zhvilluar mësimi online ka qenë diskriminues dhe diferencues për ata studentë që nuk kanë pasur mjetet e nevojshme për t’a ndjekur. Madje studentët kanë pohuar se ishte një kosto shtesë bashkë me ofertat e internetit, ëirless etj që duheshin paguar.

Rikthimi në auditore tregoi rrezikshmëri të lartë

Në fund të muajit gusht dhe fillim të muajit shtator studentët iu rikthyen auditoreve për të marrë leksionet e nevojshme që nuk kishin mundur t’i zhvillonin gjatë karantinës dhe po ashtu, edhe për të përfunduar sezonin e semestrit të dytë.

Në fakt shumë fakultete nuk kanë zhvilluar leksione sikundër ishte premtuar, por gjithsesi duke u ndalur te masat anti-Covid mund të themi se rrezikshmëria paraqitet e lartë.

Nga 4,200 studentë që kanë marrë pjesë në sondazhin e kryer nga “iconstyle.al” disa javë  më parë, 67% e tyre janë përgjigjur se rregullat e pandemisë nuk po respektohen dhe se kushtet në universitete nuk ua mundësojnë diçka të tillë.

Madje shumë shprehen se nuk kanë parë asnjëherë të bëhet desinfektimi i sallave, që supozohet të kryhet menjëherë sapo një orë leksioni, apo provimi përfundon, apo ka raste kur edhe personat përgjegjës për matjen e temperaturës nuk paraqiten në ambientet e fakulteteve.

Sakaq, ashtu si në shkollë, edhe në universitete studentët janë të detyruar të blejnë vetë maskat me çmimet abuzive dhe alkool, në një kohë kur duhet të ofroheshin falas.

E ka parë ndonjëherë ministrja e Arsimit se ç’ndodh në transportin publik?

(DYSHOJMË)

Problem i rrezikshëm mbetet edhe transporti publik, i cili përdoret nga pjesa më e madhe e studentëve. Këtu problem mbetet jo vetëm transporti urban, por edhe ai ndërqytetas, pasi siç e dimë shumë studentë zhvendosen nga qytetet e tyre për të ndjekur studimet.

Deri më tani nuk ka shtim të linjave dhe kjo çon automatikisht në tejmbushjen e autobusëve, që përkthehet më pas në rrezik infektimi.

Mësim online, tarifa offline

Një tjetër problematikë që ministrja e Arsimit nuk e di është fakti se studentët po paguajnë tarifën, ndonëse fizikisht këtë vit e kanë frekuentuar shkollën jo më shumë se dy muaj.

Mësimi në universitete nisi javën e dytë të tetorit të 2019, por u ndërpre për disa kohë në fund të nëntorit pas tërmetit fatal. Kjo ndërprerje u pasua më pas nga festat e fundvitit, për tu finalizuar në mars pas mbërritjes së Covid-19 edhe në vendin tonë.

Mirëpo, në vend që të bënte diçka lidhur me këtë problematikë, në një kohë kur familljet shqiptare janë të rrënuara ekonomikisht nga pandemia, ministrja FIRMOS.

Evis Kushi po përsërit të njëjtat gabime si Besa Shahini…

\IconStyle.com\r

Shpërndaje
Share.

Komento