Më në fund! Kina jep informacione të detajuara rreth Coronavirusit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa numri i viktimave nga coronavirusi ka shkuar në 2000 dhe 75000 njerëz të tjerë janë infektuar, Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë (CCDC) publikoi studimin më të detajuar deri tani rreth virusit.

Rrezikshmëria tek të prekurit

Kështu, bëhet me dije se tek 80% e personave të infektuar virusi është i padëmshëm dhe të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit.

Në analizë janë përfshirë gjithsej 72.314 kartela pacientësh – 44.672 (61,8 përqind) e rasteve të konfirmuara, 16.186 (22,4 përqind) e rasteve të dyshuara, 10.567 (14,6 përqind e rasteve të diagnostikuara klinikisht) vetëm në provincën Hubei dhe 889 raste asimptomatike (1,2 përqind).

Në përfundim ka rezultuar se 13,8 përqind e të infektuarve janë në gjendje të rëndë dhe vetëm 4,7 përqind janë klasifikuar në gjendje kritike.

Covid-19 ka prekur më shumë pacientët me sëmundje të mëparshme kronike dhe lista kryesohet nga të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardio-vaskular, të pasuar nga diabetikët, të sëmurët kronik në sistemin aspirator si dhe ata që vuajnë nga hipertensioni.

Mosha

Më të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit mbi 80 vjeç, teksa probabiliteti i vdekshmërisë në këtë grupmoshë është 14,8 përqind.

Sa i përket të rinjve ata janë më pak të rrezikuar: midis moshës 10 dhe 50 vjeç probabiliteti i vdekshmërisë është përkatësisht 0,2 dhe 0,4 përqind, ndërsa te grupmosha e 50 deri në 80 vjeç është 1,3 përqind.

Fëmijët e vegjël deri në nëntë vjeç thuajse nuk janë prekur nga virusi i ri, deri tani në këtë grupmoshë nuk ka pasur raste vdekjesh.

Gjinia

Vdekshmëria është më e lartë tek meshkujt me 2,8 përqind, ndërsa tek femrat është 1,7 përsind.

Sipas të dhënave të autoriteteve kineze ndërkohë mbi 12.000 vetë janë shëruar prej infeksionit.

Personeli mjekësor

Mjekët që kurojnë të prekurit janë shumë të rrezikuar dhe sipas studimit të ri janë infektuar gjithsej 3019 të punësuar në sistemin e shëndetësisë: 1716 janë raste të konfirmuara dhe 5 prej tyre kanë vdekur.

Ulja e epidemisë

Rënia e numrit të të infektuarve flet për një tendencë në ulje të kurbës së epidemisë dhe referuar të dhënave për zbehjen e epidemisë, ka ndikuar pozitivisht edhe ndalimi i lëvizjes nga provinca e prekur Hubei në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë autorët e studimit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me COVID-19 dhe paralajmërojnë që Kina duhet të përgatitet për një “rigoditje të mundshme të epidemisë”, kur shumë njerëz në mbarë vendin nga pushimet e detyruara tëkthehen në vendet e tyre të punës.

Shpërndaje
Share.

Komento