“Më kanë nxjerrë lloj lloj bishtash”, Rama me dorë të hekurt ndaj ndërtuesve: Mos të kujtojnë se do kalojnë pa u lagur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sërish Këshillin e Ministrave në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka bërë publike mesazhet e përfaqësuesve të disa firmave, të cilët i kanë thënë se nuk mund të marrin përsipër shpenzimet, pasi kanë falimentuar.

Rama është treguar i prerë në këtë pikë, duke mos pranuar justifikimet e tyre.

Njëkohësisht kryeministri i bëri thirrje prokurorisë që të identifikojë sa më shpejt përgjegjesit.

Shefi i qeverisë shtoi më tej, se buxheti i programit të Komitetit të Rindërtimit, do të ketë një zë të veçantë, për të dalë nga kjo situatë katastrofike.

“Urojmë që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme  për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja. Ministria e Infrastrukturës dhe e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetit Kombëtar të përgatisin një akt  për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila është një zonë skandali prej vitesh në një park të madh  për Durrësin. Buxheti i programit të Komitetit të Rindërtimit  do të këtë një zë të veçantë, që të dalim nga kjo situatë post-katastrofike. Jetën nuk e kthejmë dot më, por njerëzit që kanë humbur shtëpitë do i rregullojmë. Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për vitin e ri si qytetet e tjera”-tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento