“Më kanë dhunuar, as prindërit e mi nuk e dinë”, Melisa rrëfen mes lotësh momentet më të vështira të jetës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme konkurrentët e “Për’puthen” kanë hapur zemrën dhe kanë treguar histori të tyre personale. Atdheu rrëfeu se humbja e njërit prej shokëve të tij e ka ndryshuar shumë dhe kjo është arsyeja që ai qëndron paksa i ftohtë në raport me njerëzit.

Nga ana tjetër Melisa i ka prekur të gjithë teksa ka treguar mes lotësh momentet më të vështira në jetën e saj. Ajo ka rrëfyer se kur jetonte në Itali është bullizuar dhe dhunuar fizikisht. Melisa ka treguar se kjo ka ndodhur gjatë kohës që ndiqte shkollën atje dhe se kanë qenë bashkëmoshatarët ata që kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

“Kam qenë e bullizuar, e kam kaluar edhe me dhunë fizike, unë ndërroja shpesh klasë dhe ato të ‘famshmit’ e shkollës më ngacmonin se isha e fundit. Më përndiqnin deri sa arrinin qëllimin. I vetmi moment që nuk mbaja dot më, ja tregova motrës, ajo ishte fëmijë për vete.

E ka ditur vetëm ajo dhe shoqja ime  e ngushtë në Itali, këtë po e marrin vesh për herë të parë edhe prindërit e mi. Isha ai fëmija që vetëm ikja me vrap, moshatarët e mi ushtronin dhunë, shkoja me fustan të gjatë në shkollë, mësoja, mundësitë financiare nuk i kam pasur.

Kam qenë në klasë të 8-të dhe librat i kam pasur të shkruar të gjithë me dorë sepse nuk i blija dot. Në fillim më bullizuan se isha e reja, isha e vetme, mësoja, më pas mbase më bullizonin nga zilia, nuk e di”, tregoi Melisa./Gazetareforma.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Shpërndaje
Share.

Komento