Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Më hodhi dy metra tutje e nuk ndaloi!” Zbardhet dëshmia e këmbësores së aksidentuar, akuzon Ilda Bejlerin

21:41 12/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme bëri bujë një lajm, sipas të cilit një 64-vjeçare ishte përplasur në mesditë nga një BMW në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Këtij lajmi iu kushtua një vëmendje e madhe mediatike sepse Dritare.net bëri me dije se këmbësorja ishte përplasur nga moderatorja Ilda Bejleri.

Kjo e fundit, reagoi në Instagram, ku i quajti gazetarët “gënjeshtarë”, por nuk bëri asnjë deklaratë rreth ngjarjes, teksa deklaroi për Iconstyle se lajmi është i rremë.

Më herët, gjatë mbrëmjes së sotme reagoi edhe Policia e Tiranës, e cila nuk e konfirmon prezencën e moderatores, por njoftoi se ngjarja ka qenë një aksident dhe gruaja në fjalë, Enriketa Gjuzi ka përfunduar në spital.

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin,”- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës, detaje të cilat përkojnë me ngjarjen ku u përfshi prezantuesja.

Së fundmi, Enriketa Gjuzi, gruaja e aksidentuar ka rrëfyer për Dritare.net se çfarë ndodhi pranë vijave të bardha mesditën e sotme.

Gjuzi është shprehur se e ka aksidentuar moderatorja Ilda Bejleri dhe tregon se prezantuesja e ka përplasur dhe e ka hedhur dy metra tutje dhe nuk ka ndaluar.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri,”– shprehet gruaja në fjalë.

Në këtë situatë na ngelet të presim që policia të japë verdiktin përfundimtar lidhur me ngjarjen.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aksidentIlda bejleri

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

"Përse OFL nuk ndalon makinat luksoze të Edi dhe Olsi Ramës?", ja përgjigjja e qeverisë ndaj akuzave

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English