Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një shofer së bashku me pasagjeren, pasi janë kapur me drogë. Sipas informacioneve zyrtare në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M.Z., 34-vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë edhe pasagjerja shtetësja me inicialet H.B., 39-vjeçe.
Ndërsa në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i një 38-vjeçari, pasi ka goditur me mjetin prerës thikë një 32-vjeçar. Autori është arrestuar menjëherë kurse 32-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi nga Policia e Tiranës
Tiranë
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 34 vjeç dhe H. B., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që shtetasi M. Z., 34 vjeç, dyshohej se e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe pasagjere shtetasen H. B., Forcat e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike heroinë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 38 vjeç, sepse më datë 23.08.2021, në rrugën “Jordan Misja”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.