Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me foto, video dhe thënie nga Nënë Tereza, politikanët shqiptarë kujtojnë shenjtërimin e saj më 5 shtator 2016

10:19 05/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Si sot para 4 vitesh botës iu shtua një shenjtore, Nënë Tereza dhe sot Shenjta Terezë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.Urdhëri i Nënë Terezës numëron mbi 4000 misionarë dhe është shtrirë në mbi 100 vende të botës.

Në lidhje me shenjtërimin e saj kanë reaguar mëngjesin e sotëm edhe politikanët shqiptarë. Kryeminstri Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, një video të shenjtores Nënë Tereza duke uruar një fundjavë të paqtë me disa nga shprehjey e saj.

Mesazhi i Ramës
MIRËMËNGJES 😊

dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo🙏☀️
https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158122043146523/?vh=e&extid=bmu6ykFrIyYnXjfJ

Ndërkohë kryedemokrati Basha shkruan se kjo është një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi. Basha ka zgjedhur një shprehje të Nënë Tererës: “Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Ai gjithashtu ka publikuar edhe videon kur Nënë Tereza u shpall shenjtore në Vatikan.

Mesazhi i Bashës
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të dashurisë, dhembshurisë dhe kujdesit për të varfërit e të pamundurit, është mbi të gjitha një ditë reflektimi për gjendjen ku ndodhet vendi dhe për çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar sa më shumë jetën e bashkëqytetarëve tanë që sot gjenden mes vështirësive dhe pamundësive.

“Edhe ata që s’mund të bëjnë dot gjëra të mëdha, mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo thënie e Nënë Terezës le të jetë frymëzim për të nisur së bashku ndryshimin, për të ndërtuar një jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, me më shumë përkujdesje për të pamundurit, me mundësi për punë e jetë më të mirë për bashkëqytetarët tanë, për ditë më të mira për popullin dhe vendin tonë.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3481709798546843/?vh=e&extid=qRpsGCg7jFfgrwHR

Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kujtuar sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një mesazhi Ruçi theksoi se nobelistja shenjtore bashkon tokësoren me hyjnoren.

Mesazhi i Ruçit

“5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo është një ditë e shënuar për besimin dhe komunitetin katolik, veprimtarët, organizatat dhe lëvizjet humaniste e filantropike në të gjithë botën. Por kjo është një ditë e shënuar veçanërisht për kombin shqiptar. Ne, shqiptarët, jemi krenarë që i kemi dhënë botës njëkohësisht një shenjtore dhe nobeliste. Është një rast unikal kur një nobeliste shenjtërohet, duke bashkuar tokësoren me hyjnoren, kontributin për paqen me përpjekjet titanike për shërimin, mirëqenien dhe lumturinë e të varfërve, të sëmurëve e të pambrojturve.

Nënë Tereza është lartësia e përulur, edukatorja universale e të gjithë njerëzimit dhe për të gjitha kohrat. Sot, në 110 vjetorin e lindjes dhe katërvjetorin e shënjtërimit të Nënë Terezës, të gjithë duhet të reflektojmë.

Nëse dëshirojmë të ndërtojmë lumturinë nëpërmjet egoizmit për pasurim apo lehtësimit të varfërisë së të tjerëve nëpërmjet ngrohtësisë, le t’i referohemi Nënë Terezës. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis ambicjes për të triumfuar apo dhënies së dashurisë për të tjerët, le t’i drejtohemi Nënë Terezës.

Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis përparimit nëpërmjet forcës apo nëpërmjet dhimbsurisë njerëzore, le të mësojmë nga Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë të zgjedhim midis qaramanëve dhe atyre që bëjnë përditë nga një gjë të vogël, të dobishme, le të veprojmë si Nënë Tereza. Nëse dëshirojmë që sakrificat e vuajtjet të mos na dekurajojnë, por të na nxisin për t’u ringritur dhe vazhduar luftën në emër të së mirës dhe lumturisë së të gjithëve, shembulli është Nënë Tereza.”

Të lidhura

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe
Aktualitet

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe

Papa Leoni XIV i bëri thirrje Izraelit dhe Iranit të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi pas përshkallëzimit të tensioneve mes...

12:12 14/06/2025
Pastroi paratë e vëllezërve Çopja, çfarë zbuluan të dhënat nga sistemi TIMS për Armis Stafën
Aktualitet

Pastroi paratë e vëllezërve Çopja, çfarë zbuluan të dhënat nga sistemi TIMS për Armis Stafën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sot të zbusë masën e sigurisë për Armis Stafën,...

12:07 14/06/2025
Para

Kryenin martesa mes të rinjve për t’i çuar luftëtarë për ISIS, ja kush është Lubjana Gjeçaj pjesë e grupit terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe

Konflikti Iran-Izrael/ Papa Leoni bën thirrje për paqe

12:12 14/06/2025
Pastroi paratë e vëllezërve Çopja, çfarë zbuluan të dhënat nga sistemi TIMS për Armis Stafën

Pastroi paratë e vëllezërve Çopja, çfarë zbuluan të dhënat nga sistemi TIMS për Armis Stafën

12:07 14/06/2025
U ekstradua nga Dubai, GJKKO jep vendimin për vëllain e Nuredin Dumanit

U ekstradua nga Dubai, GJKKO jep vendimin për vëllain e Nuredin Dumanit

11:36 14/06/2025
I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstardohet nga Spanja i riu shqiptar 

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, ekstardohet nga Spanja i riu shqiptar 

11:23 14/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.