Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Më 30 korrik nuk ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, Koni: “Shahini nuk ka lidhje me arsimin, është zhgënjimi më i madh i të rinjve shqiptarë”

17:16 22/07/2020
Reading Time: 4 min lexim

Mynyr Koni i cili aktualisht është rektor në UT ka deklaruar ditën e sotme  se në 30 korrik nuk mund të ketë zgjedhje në Universitetin e Tiranës për autoritetet drejtuese si dhe për senatin akademik.

Kjo deklaratë e Konit vjen si një përgjigje për ministren Shahini, pasi Koni thotë se ministrja po përpiqet të marrë peng Universitetit e Tiranës dhe ky është një rast i paprecedentë në gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu Koni thekson se Shahini është një zhgënjim i madh për të rinjtë shqiptarë pasi  si ministre e Arsimit  nuk ka as lidhje me arsimin.

Shkak i këtij reagimi  të Konit është bërë një letër që Besa Shahini i ka drejtuar atij duke i theksuar  se ”veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore”, lidhur me zgjedhjet e 30 korrikut.

Deri më tani kandidaturën për zgjedhjet e 30 korrikut  për rektor të UT e kanë hedhur Artan Hoxha i Juridikut dhe Mimoza Hafizi, kurse Koni jo. Rektori nuk njeh komisionin e KIZ teksa paralelisht po ngre një tjetër.

Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, prof. Dr. Mynyr Koni.

Ditën e sotme, në disa media dhe portale online, është publikuar dhe është bërë edhe “lajm” shkresa e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Besa Shahini, drejtuar personit tim, pa arritur akoma në protokollin e Universitetit të Tiranës, që në fakt, nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësia e gjithë asaj çfarë kjo ministre, ka bërë dhe ka treguar në këto vite, në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme që i janë bërë prezent nga Rektori i Universitetit të Tiranës, dhe për të cilat, në zbatim të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, ka patur detyrimin ligjor për të shprehur qëndrimin e saj institucional ligjor, dhe sigurisht, edhe për zgjidhjen e tyre.

Edhe në këtë rast, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, me shkresën e saj të fundit, ka dezinformuar, institucionet më të larta të shtetit shqiptar, siç është Presidenti i RSH dhe Kryeministri i RSH.

Arsyet se përse Ministri përgjegjës për arsimin, po mban këtë qëndrim edhe në këtë rast, tashmë janë fare të qarta, është përfundimi i gjithë asaj çfarë është përpjekur për të bërë në gjithë këto vite, në bashkëpunim të ngushtë edhe me dekanët e fakulteteve të UT, është “marrja peng” e Universitetit të Tiranës.

Ky është rast i paprecedentë në historinë e arsimit në RSH, sepse Ministrit përgjegjës të arsimit nuk i intereson aspak as ligji, as rregulli dhe as zbatimi i tyre, kur në fakt, e ka detyrim ligjor, të verifikojë ligjshmërinë e zgjedhjeve në IAL-të.

Nëpërmjet kësaj deklarate, bëj me dije të gjithë personelin akademik dhe studentët e UT, si dhe mbarë opinionin publik se shkresa e fundit e Ministrit përgjegjës për arsimin, nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë i kam bërë prezent dhe i kam informuar dhe kërkuar në vazhdimësi, mbi atë çfarë po ndodh realisht në UT në lidhje me procesin zgjedhor.

Por Ministri përgjegjës për arsimin, nuk guxon të merret me këtë çështje dhe ta trajtojë atë siç duhet dhe siç është ligji dhe rregulli, sepse, sigurisht, nuk mund ta bëj këtë gjë, sepse e vërteta është ajo që i kam bërë me dije, me fakte dhe prova të pakundërshtueshme.

Znj.Shahini shprehet se “e paskam zhgënjyer”, megjithëse të them të vërtetën, kjo fjali, e thënë nga ajo, nuk ka asnjë vlerë për mua.

Në fakt, znj.Shahini, si Ministër i Arsimit, është zhgënjimi më i madh i nxënësve, i maturantëve, i studentëve dhe i të gjithë të rinjve të Republikës së Shqipërisë dhe i ëndërrave të tyre; është ministi i arsimit që nuk ka asnjë lidhje me arsimin; është personi që vetëm zyrtarin e shtetit nuk diti të bëjë dhe që nuk zbatoji asnjë ditë të punës së tij, as ligjin dhe as rregullin.

Në fund të shkresës znj.Shahini shprehet se: ‘…. paskërka vlerësuar se veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor në Universitetin e Tiranës, kanë qenë plotësisht brenda parashikimeve ligjore…….”

Unë e sfidoj zonjën Ministre, duke i bërë publikisht këto pyetje dhe pres përgjigje prej saj po publikisht:

Zonja Ministre, si e bëtë këtë vlerësim? Mbi bazën e kujt informacioni apo dokumentacioni jeni bazuar pë të arritur në këtë përfundim? Kush jua ka dhënë këtë informacion?………

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave si këto, ajo ka detyrim ligjor dhe moral t’i përgjigjet për të sqaruar të gjithë personelin akademik, studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe mbarë opinionin publik.

Edhe një herë deklaroj se në datën 30 korrik 2020, në Universitetin e Tiranës, nuk mund të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe për anëtarë të Senatit Akademik të UT, në kushtet e pamundësisë të Senatit Akademik për të miratuar KIZ, dhe të kaosit dhe konfuzionit të shkaktuar nga disa ish-personel akademik i UT, në bashkëpunim të ngushtë me dekanet e fakulteteve të UT, kryesisht me Dh.Kule dhe A.Hoxha.

Në zbatim të detyrimeve ligjore, i kam kërkuar edhe një herë Ministrit përgjegjës për arsimit me shkreën nr. 2143/1 prot., datë 22.07.2020 të vlerësojë informacionin dhe dokumentacion që i kam përcjellë në lidhje me procesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës.

Në rast të kundërt, paligjshmëria do të shoqërojë të gjithë këtë proces zgjedhor dhe mandatin e autoriteteve të reja drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës.

REKTORI
PROF.DR.MYNYR KONI

Të lidhura

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara, ka ekzekutuar 6 vendime të Gjykatës së Posaçme për kontrolle ndaj...

18:02 15/05/2025
Para

Nis mbledhja e Këshillit Politik, Opozita jashtëparlamentare nuk merr pjesë, SHBA dërgon përfaqësuesin e saj në tryezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.