Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbytet varka me dhjetëra emigrantë pranë Afrikës së Veriut

17:36 26/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një varkë që transportonte dhjetëra migrantë në Evropë u fundos në brigjet e Libisë dhe së paku 55 persona u mbytën, duke përfshirë gra dhe fëmijë, njoftoi të mërkurën Agjencia për migracion e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se katastrofa ka ndodhur të martën. Varka mbante së paku 60 migrantë dhe u nis nga qyteti bregdetar Garabouli, në lindje të kryeqytetit libian, Tripoli.

Agjencia njoftoi se pesë migrantë i mbijetuan fundosjes së anijes dhe u sollën përsëri në breg nga rojet bregdetare libiane. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndodhi me varkën.

Safa Msehli, zëdhënëse e IOM-it, tha se anija u përmbys menjëherë pasi u largua nga Garabouli. Ajo tha se rojet bregdetare libiane deri më tani ka nxjerrë trupat e nëntë burrave dhe një fëmije. Në mesin e pesë të mbijetuarve ishin katër burra – tre pakistanezë dhe një egjiptian – dhe një fëmijë sirian, tha Msehli për Associated Press.

Kjo është ngjarja e fundit në serinë e tragjedive në Detin Mesdhe, rrugë kyçe kjo për emigrantët. IOM tha se, sivjet, deri më tash, së paku 537 njerëz janë mbytur ose janë zhdukur në katastrofat me migrantë në Mesdhe, ndërsa mbi 4.300 persona janë kapur dhe janë kthyer në Libi.

Libia është shfaqur vitet e fundit si një pikë dominuese transiti për migrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme që përpiqen të arrijnë në Evropë. Vendi i pasur me naftë u zhyt në kaos pas një kryengritjeje të mbështetur nga NATO, që rrëzoi dhe vrau autokratin shumëvjeçar Muammar Gaddafi, në vitin 2011.

Trafikantët e qenieve njerëzore kanë përfituar nga kaosi në Libi vitet e fundit, duke kontrabanduar migrantë nëpër kufijtë e gjatë të vendit, i cili kufizohet me gjashtë shtete. Migrantët grumbullohen në anije të pajisura keq, duke përfshirë gomonet dhe nisin udhëtime të rrezikshme detare.

Sipas hetuesve të mandatuar nga OKB-ja, ata që kapen dhe kthehen në Libi mbahen në qendrat e paraburgimit të qeverisë, përplot me keqtrajtime, duke përfshirë punën e detyruar, rrahjet, përdhunimet dhe torturat – praktika këto që përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Keqtrajtimet shpesh shoqërohen me përpjekje për të zhvatur para nga familjet e të burgosurve, përpara se migrantët të lejohen të largohen nga Libia me varkat e trafikantëve./ REL

Të tjera

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”
Aktualitet

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Situata në Rrjoll të Velipojës është përshkallëzuar sërish këtë mëngjes, pasi banorët i dolën përpara makinerive të kompanisë “Gener 2”...

12:12 18/02/2026
Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë
Aktualitet

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur...

17:10 17/02/2026
Para
Zbulohet kush e vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, janë përfshirë 7 persona (Detaje)

Zbulohet kush e vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, janë përfshirë 7 persona (Detaje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

16:03 17/02/2026
Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

15:08 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.