Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbyllja e faqeve pornografike: Pas polemikave të shumta, AKEP sqaron çfarë ka ndodhur

19:58 20/04/2020
Reading Time: 4 min lexim

Që prej datës 15 prill, disa prej faqeve pornografike në vendin tonë u mbyllën dhe shkak u bë publikimi i një videoje erotike të një gazetareje, pa miratimin e saj.

Videoja ishte publikuar në një nga faqet më të njohura me përmbajtje erotike, prej nga ku u fshi, por kjo nuk i zhduku tërësisht gjurmët e saj në internet dhe për të ruajtur privatësinë, vajza iu drejtua Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP.

Ky autoritet, urdhëroi të gjitha kompanitë e shërbimit të internetit për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë disa linqe të caktuara ku ishte shfaqur videoja e gazetares.

Si zhduku denoncimi i gazetares shqiptare faqet porno në Shqipëri

Ky vendim u pasua nga polemika të shumta.

Së fundmi, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka reaguar pas urdhrit për mbylljen disa faqeve me përmbajtje pornografike dhe akuzave në rrjetet sociale për censurë të internetit, duke sqaruar se për çështjen në fjalë ka kryer vetëm udhëzimin ndaj sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për të bllokuar askesin në disa faqe pornografike, ndërsa vendimi nuk i takon atyre, por organeve gjyqësore apo të ndjekies penale.

Në njoftimin për shtyp, thuhet se detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme

Reagimi i plotë i AKEP:
Informacion për publikun nga AKEP lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti me përmbajtje të paligjshme ose të demshme nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.

INFORMACION PER PUBLIKUN
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton me shqetësim qarkullimin, veçanërisht në rrjete sociale, të informacioneve të shtrembëruara dhe të pabaza lidhur me kufizimin e aksesit në rrjet të disa domain dhe faqe interneti nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike.
Nuk është praktikë e AKEP të shqyrtojë apo të komentojë ndërveprimet e shoqërisë së informacionit dhe aq më pak udhëzimet që i përcillen nga institucionet ligjzbatuese dhe vendimmarrëse të kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi, siç janë Autoriteti i Mediave Audiovizuale (AMA), organet e gjyqësorit dhe të ndjekjes penale, Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF).
Udhëzimet për bllokimin e aksesit në rrjete të domain apo faqeve të caktuara në internet, si dhe përcaktimi, apo listimi i tyre, nuk janë as nisëm dhe as veprimtari mbikqyrëse e AKEP, por vendime të organeve të sipërpërmendura. Në bazë të nenit 2 të Ligjit Nr. 9918/2008 për komunikimet elektronike, AKEP nuk ka tagër të shqyrtojë dhe të ndërhyjë në përmbajtje të këtyre faqeve, për pasojë as të gjykojë nëse u duhet bllokuar apo kufizuar aksesi dhe në ç’masë duhet të ndodhë kjo. Detyra e AKEP, në këtë rast, është vetëm t’i përcjellë sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (Internet Service Providers), subjekte të ligjit për komunikimet elektronike dhe kuadrit rregullator të tij, udhëzimet përkatëse nga organet vendimmarrëse, pa rishikim, modifikim, apo ndërhyrje të njëanshme.
Ndërfaqen komunikative midis këtyre organeve dhe sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, AKEP e kryen prej hyrjes në fuqi të Rregullores Nr. 47, datë 26 tetor 2017, “Për zbatimin e autorizimit të përgjithshëm”, në përputhje me nenin 15 të ligjit për komunikimet elektronike:
“Për transmetimet e përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme mbi bazën e një vendimi të marrë nga organet kompetente të parashikuara në legjislacionin respektiv, zbatohen kufizime. Sipërmarrësi/subjekti që ofron rrjetin dhe ose shërbimin/et e komunikimeve elektronike, ka detyrimin ligjor që të marrë masat e duhura juridike dhe teknike për zbatimin e kufizimit të kërkuar. AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.
AKEP, për sa parashikohet më sipër, vepron në mbështetje dhe për të lehtësuar komunikimin mes organeve vendimmarrëse të këtyre kufizimeve dhe sipërmarrësve subjekt të këtij ligji. Për këtë arsye, dhe në kuadër të transparencës institucionale, çdo shkrese përcjellëse të AKEP në adresë të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, i bashkëlidhet vendimi i organit përkatës. Bëjnë përjashtim, rast pas rasti, udhëzimet e organeve gjyqësore apo të ndjekjes penale, për shkak të ruajtjes së diskrecionit hetimor.
Në kushtet kur prej vitesh një procedurë e tillë është në zbatim dhe nuk ka ngjallur shqetësime të qenësishme, pasi konform legjislacionit në fuqi – vetëm në 2019, AKEP i janë dërguar për zbatim kërkesa nga AMLF për kufizime në 8000 domain/faqe të lojrave të fatit dhe në rreth 86 domain/faqe me përmbajtje të cilësuara të jashtëligjshme nga AMA – AKEP do të vijojë me profesionalizëm dhe transparencë detyrat e tij ligjore, përfshirë këtu edhe përditësimin e dokumentave rregullatorë që koordinojnë marrëdhëniet e tij institucionale me autoritetet vendimmarrëse në fushën e shoqërisë së informacionit dhe më gjerë.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Riatdhesimet: Mbërrin avioni i dytë me shqiptarë nga Italia, ja datat e fluturimeve të ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.