Si zhduku denoncimi i gazetares shqiptare faqet porno në Shqipëri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që prej ditës së djeshme, të apasionuarit pas filmave porno, nuk kanë më akses në faqet pornografike.

Shkak u bë publikimi i një videoje erotike të një gazetareje, pa miratimin e saj.

Videoja ishte publikuar në një nga faqet më të njohura me përmbajtje erotike, “Pornhub” dhe të tjera të kësaj natyre, por u fshi.

Fshirja e videos nuk i zhduku tërësisht gjurmët e saj në internet dhe për të ruajtur privatësinë, vajza iu drejtua Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP.

Ky autoritet, urdhëroi të gjitha kompanitë e shërbimit të internetit për familjarë dhe biznese, që të bllokojnë disa linqe të caktuara ku ishte shfaqur videoja e gazetares.

Pavarësisht këtij urdhëri, dikujt duket se i ka rreshqitur dora dhe në vend që të bllokonte vetëm linqet, ka bllokuar të gjitha faqet, duke krijuar konfuzion tek përdoruesit.

Në një moment të tillë, kur popullsia është në izolim, një masë e tillë duke e pakonceptueshme dhe menjëherë filluan reagimet e para në rrjetet sociale nëpërmjet memeve.

Që prej nisjes së pandemisë COVID-19, sitet pornografike kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme të trafikut, duke qenë se njerëzit u izoluan nëpër shtëpi.

Ekspertët e sociologjisë, e kanë cilësuar këtë si mënyrë që ka përdorur një pjesë e mirë e popullsisë, për të shmangur stresin e izolimit.

Në Itali, Pornhub, hoqi pagesën për abonimet premium, duke ua ofruar shërbimin falas qytetarëve, për t’ua lehtësuar sadopak izolimin.

Edhe pse industria e pornografisë ka një reputacion të keq, njerëzit kanë dëshirë ta shohin dhe askush nuk do dëshironte të hiqte dorë prej saj.

Pavarësisht se nuk futet tek nevojat jetësore, studimet kanë treguar se frekuentimi i filmave porno, është një mënyrë e mirë për të çliruar stresin dhe frustrimin seksual, të cilat në Shqipëri janë shumë të përhapura.

Shpërndaje
Share.

Komento