Reperja Loredana e cila numëron hite të shumta, është “zhdukur” nga rrjetet sociale duke mos postuar dhe dhënë asnjë detaj për jetën e saj gjatë këtyre ditëve.
Mbrëmjen e sotme Loredana ka vendosur të rishfaqet përsëri në Instagram, por këtë herë nëpërmjet Instagramit të së bijës Hana, me të cilën ka postuar dhe një foto.
Loredana dhe e bija shihen të shtrira pranë njëra-tjetrës, teksa e ka shoqëruar atë me vendodhjen “Parajsë”, duke nënkuptuar se kështu ndihet kur ndodhet pranë Hanës.
Për zhdukjen e saj nga Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale deri më tani ka dy hipoteza kryesore:
Hipoteza 1
Prej javësh në rrjetet sociale, ka nisur një fushatë kundër saj, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e saj.
Ky reagim i rrjetit erdhi pasi çifti zvicerian Valais dha një intervistë ku pohuan se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës.
Një grup fansash mendojnë se është pikërisht ky hashtag që e ka bërë reperen të largohet nga Instagrami.
Hipotza 2
Pa shkuar në përfundime kaq drastike, ne mendojmë se ky veprim i saj lidhet me një reklamim të mirë që mund të pasohet nga një ose disa këngë, pse jo edhe një album.
Deri tani kemi patur raste të shumta, ku këngëtarët largohen nga rrjetet sociale për tu rikthyer më të fuqishëm, teksa duhet ta pranojmë se kjo shkëputje iu shërben mjaft mirë.
Risjellim në vëmendje se këtë taktikë ka përdorur edhe Dua Lipa para se të publikonte albumin e saj të fundit, kur u zhduk nga Instagrami, duke thënë se ka nevojë për pushim.
Megjithatë, asgjë nuk mund ta themi me siguri derisa Loredana të prononcohet vetë.
Burimi/Iconstyle