Mbrojtësi i Juventus pozitiv me koronavirus, Ronaldo futet në karantinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi ka prekur edhe kampionatin italian të futbollit.

Pas lajmit se mbrojtësi i Juventus, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me koronavirus, i gjithë ekipi është futur në karantinë.

Sipas të përditshmes portugeze “A Bola”, Ronaldo ndodhet në karantinë, në qytetin e Madeiras në Portugali.

Juventusi mundi Interin të dielën me rezultatin 2-0 në Torino, në një ndeshje pa tifozë.

Pas fitores lojtarët festuan në dhomat e zhveshjes.

Mesfushori Miralem Pjanic postoi në rrjetet sociale një foto të festës së lojtarëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Rugani.

Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi, duke detyruar qeverinë që të anullojë edhe kampionatin e Serie A deri më 3 prill.

Deri më tani në Itali janë regjistruar 827 viktima nga koronavirusi, ndërsa numërohen 10.590 të infektuar.

 

Shpërndaje
Share.

Komento