Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë. Një grua ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Vjosë, e ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se dy gratë kishin dalë, ashtu si çdo ditë tjetër për të mbledhur bimë medicinale, por dita e sotme ka rezultuar fatale për njërën prej tyre.
Ato kishin tentuar të kalonin lumin, në momentin kur rrjedha i ka rrëmbyer.
Shtetasja që humbi jetën është Eli Beqiri, rreth 50 vjeç, ndërsa Selime Shehu ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në lumin Vjosë pranë fshatit Dragot.