fbpx

Mblidhet Komiteti Teknik/ Çfarë do të ndodhë me masat kufizuese të pandemisë?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komiteti Teknik është mbeldhur ditën e sotme duke lënë në fuqi po të njëjtat masa kufizuese për ndalimin e përhapjes së pandemisë. Masat kufizuese që do vazhdojnë të jenë në fuqi janë:

Mbyllja e vendit nga ora 20:00 deri në 06:00, orar gjatë të cilit është e ndaluar lëvizja e qytetarëve. Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

Në zonat e riskut të lartë shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin online përveç maturantëve.

Gjatë këtij orari do të jenë të mbyllura baret, restorantet dhe klubet me përjashtijm të shërbimit delivery.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Kyetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli ka thënë se masat kanë qenë efikase, megjithatë situate nuk është ajo që duhet.

“Masat kanë qenë efikase me intensitet të mesëm. Një nga arritjtet më të mëdha të këtyre javëve ka qenë fushata e vaksinimit jo vetëm në drejtim të numrit të madh të vaksinimeve që janë bërë. Shqipëria ka zënë vendin e parë në rajon. Kjo falë gjetjes së sasisë së vaksinave. Ky process vazhdon me ritme të mira. Megjithatë, situate nuk është aty ku duam të jemi. Mbetet në fuqi ora policore”, tha Rakacolli.

Më tej zv/ministrja e shëndetësisë ka thënë se Komiteti është i shqetësuar për grumbullimet elektorale dhe ka bërë thirrje që takimet të bëhen në përputhje me rregullat e caktuara.

“Komiteti është i shqetësuar në lidhje me fushatë elektorale, ku di sa parti bëjnë grumbullime jashtë kritereve të përcaktuara. Grumbullimet nga disa subjekte politike do të çojnë në rritje të infektimeve dhe rritje të humbjeve të jetës. Ekspertët e ngrenë me forcë këtë problem, dhe takimet ata t’i bëjnë në përputhej me rregullat e përmendura, në mbajtje të distancës. Vetëm kështu do të mund ta parandalojmë situatën, që të mos bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete.”, tha ajo.

 

Shpërndaje
Share.

Komento