Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbërrin në Romë i ekstraduari nga Elbasani, përgjegjës i “Ndrangheta-s” për Ballkanin

12:16 21/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Para disa orësh, në aeroportin ndërkombëtar “Leonardo Da Vinci”, skuadrat e Guardia di Finanza të rajonit Scico të Romës dhe të Gico të Reggio Calabria, me mbështetjen e Grupit Fiumicino, përfunduan procedurën e ekstradimit të të dyshuarit Ardjan Çekini. Për të ishte lëshuar një urdhër paraburgimi paraprak nga gjykatësi hetues i gjykatës Reggio, në 5 Dhjetor 2019. Urdhri nuk ishte ekzekutuar pasi ai ishte i pagjurmueshëm jashtë vendit dhe më pas u arrestua në 26 maj 2020, në Shqipëri.

Ardjan Çekini akuzohet për pjesëmarrje në organizatë mafioze të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai u hetua si pjesë e operacionit “Magma”, koordinuar nga Kryeprokurori, Giovanni Bombardieri, Zëvendësprokurori, Gaetano Paci dhe Zëvendësprokurori Francesco Ponzetta, kryer nga sektori Goa i Gico të Guardia di Finanza të Reggio Calabria dhe nga Scico i Romës. Hetimi përfundoi në Nëntor 2019 me ekzekutimin e 45 masave paraprake për organizatën kriminale.

Aktivitetet hetimore bënë të mundur shkatërrimin e plotë të klanit të ‘Ndrangheta” me emrin “Bellocco di Rosarno”, duke arrestuar të gjithë anëtarët më të lartë të familjes, që i përkasin “rrethit Tirren” dhe që veprojnë në Gioia Tauro, Emilia Romagna, Lazio dhe Lombardia. Grupi kriminal, i pajisur me burime shumë të mëdha financiare, në mënyrë që të importojë kokainë, është identifikuar në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Argjentinë dhe Kosta Rika. Aty ishin burimet e furnizimit me drogë që do të dërgohej në Itali nga deti, e fshehur në qese speciale brenda kontejnerëve.

Për këto qëllime, anëtarët e klanit “Bellocco” përdorën disa emisarë që bënë disa udhëtime jashtë vendit – në mënyrë që të shikonin drogën dhe të negocionin me përfaqësuesit vendorë për të organizuar importin – dhe, midis tyre, Ardjan Cekini, përgjegjës i “Bellocco” në zonën e Ballkanit, i cili mori pjesë – së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë – në organizimin e blerjes në Spanjë të rreth 20 kilogramë kokainë dhe furnizoi organizatën me pajisje për komunikime telematike të koduara.

“Ekstradimi i sotëm vjen në fund të hetimeve intensive të kryera nga bërthama e Reggio Calabria dhe nga Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar të Romës, me mbështetjen vendimtare të Departamentit II të Komandës së Përgjithshme të Korpusit, të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale, të udhëhequr nga Prefekti Rizzi, nga Sekretariati i Përgjithshëm i OIPC-Interpol të Lyon dhe i Shërbimit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar të Departamentit të Sigurisë Publike, me mbështetjen operacionale të Policisë së Shtetit Shqiptar”, njofton Guardia Di Finanza.  Nga ky bashkëpunim u arrit të zbulohen 5 të akuzuar të tjerë në tre vende të ndryshme të huaja: Shqipëri, Argjentinë dhe Kosta Rika.

Ardian Çekini dhe dibrani Bujar Sejdinaj u ekstraduan me vendim të gjykatës së Elbasanit dhe besohet se kanë vepruar në të njëjtin grup kriminal, duke u përfshirë në trafikun e kokainës. /Gazetareforma.com/

 

Etiketa: ÇekinindranghetaRome

Të tjera

Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane
Aktualitet

Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane

Greqia, Bullgaria dhe Serbia po përmbysen nga zemërimi qytetar. Athina digjet me molotov, Sofja shemb projekt-buxhetin me presion popullor, Beogradi...

20:46 09/12/2025
Arratisje si në filma, Taulant Toma del nga një hapësirë 50 cm pasi kishte muaj që dobësohej për këtë plan
Aktualitet

Arratisje si në filma, Taulant Toma del nga një hapësirë 50 cm pasi kishte muaj që dobësohej për këtë plan

Një plan i ndërtuar prej muajsh, i studiuar në detajet më të vogla që ka kërkuar, përveç pajisjeve, edhe një...

15:15 09/12/2025
Para

Zemërimi i Pëllumb Kullës: Ju kam dh...Reformën! Bëni një akuzë për 21 janarin dhe çojani Venecias!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane

Kur fqinjët digjen nga protestat, shqiptarët vertetojnë profecinë e vjetër: populli më i nënshtruar i Perandorisë Osmane

20:46 09/12/2025
Arratisje si në filma, Taulant Toma del nga një hapësirë 50 cm pasi kishte muaj që dobësohej për këtë plan

Arratisje si në filma, Taulant Toma del nga një hapësirë 50 cm pasi kishte muaj që dobësohej për këtë plan

15:15 09/12/2025
Berisha akuzon qeverinë: Paqja Fiskale, amnisti për paratë e drogës të karteleve shqiptare dhe ortakëve në Amerikën Latine

Berisha akuzon qeverinë: Paqja Fiskale, amnisti për paratë e drogës të karteleve shqiptare dhe ortakëve në Amerikën Latine

15:01 09/12/2025
Bamir Topi pyetet për 90 minuta në SPAK: “Kam folur pa fund për 21 Janarin”

Bamir Topi pyetet për 90 minuta në SPAK: “Kam folur pa fund për 21 Janarin”

14:46 09/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.