Një 21-vjeçar me emrin Markos Berberaj është arrestuar në Patos pasi në mjetin tip “Range Rover”, i janë gjetur shkop dhe dorezë metalike. Gjithashtu, një 31-vjeçar nga Tirana u procedua penalisht, pasi në automjetin e tij tip “Skoda”, iu gjet një sasi kokaine.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi në Patos, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me të cilin po udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop metalik dhe një dorezë metalike që i mbante pa leje.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u procedua edhe një tjetër shtetas. Konkretisht, bëhet për shtetasin D. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke udhëtuar me automjetin tip “Skoda” dhe gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetë një dozë me lëndë narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, shkruhej në njoftimin e Policisë.