Maskat terror në Maqellarë, dhunojnë çiftin dhe u marrin paratë e bizhuteritë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një banesë në fshatin Çernenë të Maqellarës ra pre e maskave në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Në momentin e grabitjes, në banesë ndodheshin vetëm burri dhe gruaja, të cilët janë identifikuar si Rrahman dhe Hasije Dule.

Të gjashtë personat e kryen grabitjen brenda 5 minutave dhe ma pas janë larguar me urgjencë.

Mësohet se pasi thyen derën, ata u kërkuan pronarëve të banesës, se ku i mbanin paratë.

Gruaja ndërkohë ka tentuar t’i heqë maskën njërit prej tyre dhe kaq ka mjaftuar që grabitësit të nervozohen dhe të dhunojnë çiftin.

Burri i shtëpisë ka përfunduar me fraktura në sy dhe në vesh, ndërsa gruaja ka thyer një gisht dhe disa brinjë.

Pasi dhunuan të zotët e shtëpisë, grabitësit morën 2 kuti me bizhuteri dhe paratë.

“6 persona na thyen derën e na dhunuan. Sapo hynë në banesë na kërkuan paratë. Kishin mbuluar kokën me kapuç. Ishin të moshës 22-23 vjeçare. Thyen derën dhe sapo hynë në banesë kërkuan lekët” ,kanë thënë pronarët e banesës.

Pasi realizuan grabitjen, autorët u larguan me një mjet të parkuar 200m larg shtëpisë së familjës Dule.

Shpërndaje
Share.

Komento